Eksperti i sigurisë: Qeveria Kurti të shkatërroj krimin e organizuar të nëntokës kriminale dhe familjeve mafioze

Politika

Eksperti i sigurisë: Qeveria Kurti të shkatërroj krimin e organizuar të nëntokës kriminale dhe familjeve mafioze

Nga: N.Sh Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:31
Albin Kurti

Nga Qeveria Kurti po kërkohet që t’iu rrinë pran dhe t’i përkrahë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm që ishin deri më tani dhe ti “çliron” nga frika dhe stresi i së kaluarës.

Tash nga Qeveria kërkohet që këtë prokurorë e gjyqtarë të fillojnë punën e tyre dhe t’i shkundin të gjitha dosjet e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga zyrtarët e lartë, kryetar komuash, borde të ndikuara nga krimi dhe politika, parlament e ministri, e deri në Presidencën e shtetit.

Kështu po kërkon ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, Qeveria Kurti duhet t’i ndërmarr vperimet që t’i largojnë nga udhëheqjet institucionale të gjithë ata që ishin në shërbim të shefave, e sidomos të atyre që kishin përfitime të mëdha, e sidomos shumë nga ata që i kishin dy e më tepër vende të punës dhe merrnin rroga të mëdha, duke ju shërbye vetëm interesave të atyre që ishin në poste të larta shtetërore.

“Këto ndërrime duhet të ndodhin të përkohshme deri në miratimin e Ligjit të VETTING, me miratimin e këtij ligjit tani gjana do të spastrohen vetë në tërësi për të gjithë, dhe ata që ishin të emëruar në këtë kohë, tani dhe dalin të pastër edhe mbas VETTING-ut, e dhe nëse ishin të suksesshëm munden rishtazi të emërohen në ato poste ku ishin deri më tani, kurse nëse ndonjëri nuk i ka plotësua kushtet në praktikë deri në miratimin e ligjit në fjalë apo del jo i pastër edhe në këtë ligj, edhe ai mund të largohet si të tjerët nga ai post në të cilin ishte nominuer më parë”, shprehet Tërnava.

Ai kërkon të shkatërrohet krimi i organizuar që mbizotëroi falë nëntokës kriminale dhe familjeve mafioze.

Image
Hajrullah Tërnava

“Prandaj mendoj se Qeveria e re e Kosovës, duhet ta ketë  si veprim të parë me prioritet gjetjen e mekanizmit adekuat ligjor për ta çliruar drejtësinë nga lidhja me krimin e organizuar të trashëguar nga sidomos në 13 vite e kaluara pas pavarësisë në vetëqeverisjet e kriminalizuara, në të cilat bashkëjetuan nën një kulm krimopolitika me pozita të larta, nëntoka kriminale me Oligarkët e familjet mafioze dhe (pa) drejtësia e inkriminuar maksimalisht, duke e shkatërruar tërësisht sundimin e ligjit, si dhe vetë shtetin ligjor të Kosovës deri në themel, në të gjitha sferat e segmentet e tij, madje edhe përkundër alarmit dhe vërejtjeve serioze që vinin nga ndërkombëtarët,  si investuesit kryesor në drejtësi dhe sundim të ligjit, por që në fakt dështuan krejtësisht”, thotë Tërnava.

Sipas tij, tani Qeveria Kurti e ka shansin që ta jep provimin për fillimin e ç’kapjes së drejtësisë, për çka në të kaluarën si subjekt politik opozitar organizonte edhe protesta publike kundër KPK-së dhe KGJK-s së instrumentalizuar nga mafio krimo-politika.

“Me që po këta prokurorët dhe gjyqtarët deri më tani iu kanë shërbye strukturave të deritashme si atyre të niveleve të larta të lidhjeve mafioze, duke filluar nga komunat në ish qeveritë e kaluara dhe deri në ish presidencën e lidhur me  mafio-oligarkë mafioze, kjo është arsyeja pse nuk donë të merren dhe as të hapin rastet e ndjeshme, nga frika që ata kanë pasur deri më tani dhe e kanë ende, që nëse i prishin punët me pushtetin do ta pësojnë̈ në karrierën e tyre, apo edhe janë të shantazhuar nga nëntoka kriminale për postin që mbajnë. Këto veprime të tilla dhe të ngjashme duhet që kjo Qeveri ti ndërmerr sa më parë dhe ta filloj  realizimi e premtimit të dhanë elektoratit, në mënyrë që edhe qytetaret të ju  gëzohen veprimeve të tilla, që atyre  të ju  kthehet besimi në drejtësi dhe shtet sa më parë, që të mos  dëshpërohen në pritje të gjata se a do të ndodhe ai ndryshim i premtuar i kësaj qeverie”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat