“Veton Surroi nuk është njeri i besuar”, alarmohet Qeveria!

Politika

“Veton Surroi nuk është njeri i besuar”, alarmohet Qeveria!

Nga: A.Z Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:11
Veton Surroi

Publicisti Veton Surroi ka njoftuar se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar një grup njerëzish për këtë funksion dhe se dakordimi është arritur duke u krijuar një ekip këshillëdhënës.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Surroi nuk është njeri nga ata që Kosova mund të ketë rezultat, madje nuk është as njeri i besuar.

Mehmeti thekson tutje se duhet të ketë njerëz që janë të dëshmuar për qëndrimet dhe angazhimet në të gjitha orientimet.

“Edhe pse Veton Surroi vlerësohet njohës i mirë i çështjeve politike, nuk jam dakord me qeverinë Kurti për angazhimin e Surroit si këshilltar i jashtëm i ekipit negociator. Besoj se Veton Surroi nuk është njeri i besuar, nuk është nga ata njerëz me të cilët Kosova nuk mund të ketë as rezultat dhe as përmbajtje në çdo marrëveshje eventuale. Jam pro asaj që Kosova të krijojë një ekipi uniteti, siç ishte në kohën e Rugovës, por aty të ketë njerëz që janë të dëshmuar për bindje të tyre, për qëndrimet e tyre, përgatitjen e tyre, angazhimin e tyre të më hershëm dhe mbi të gjitha orientimin e tyre”, deklaroi ai.

Tutje theksoi se me kohë qeveria do e kuptoj se ky është vendim i gabuar, sepse me të nuk do të ketë rezultate të mira, madje Surroi nuk duhet të jetë as edhe këshilltar.

“Duket se qeveria Kurti këto gjëra nuk i ka pasur parasysh, me njerëz si Vetoni krijohet një grupacion konlgomeratësh e të cilët nuk besoj se do të sjellin rezultat të mirë për Kosovën. Personalisht jam kundër që Surroi të jetë pjesë e negociatave, jo vetëm kaq por as edhe këshilltar. Koha do e dëshmojë se ky vendim do të jetë i gabuar i qeverisë Kurti”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat