“Qeveria Kurti duhet të insistojë që SHBA-të të përfshihen në dialog”

Politika

“Qeveria Kurti duhet të insistojë që SHBA-të të përfshihen në dialog”

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2021 Në ora: 23:26
Albin Kurti, Miroslav Lajçak, Matthew Palmer

Opozita në vend ka kërkuar që në dialogun Kosovë-Serbi që pritet të rinis ketë muaj, të përshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, një gjë e tillë, si duket nuk do të jetë e mundur.

Kjo pasi, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer ka deklaruar se “ShBA nuk është palë në procesin e dialogut, por jemi partner në këtë proces”.

Analisti politik, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar kërkesën e opozitës për përfshirjen e SHBA-vë në dialog.

“Para se Palmer ta vizitonte Kosovën, opozita kishte kërkuar nga kryeministri Kurti që të kërkojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, me rastin e vizitës që i bëri Kosovës, deklaroi se SHBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jenë partner në këtë dialog, por  jo edhe palë e përfshirë drejtpërsëdrejti në bisedime.

Ai ka theksuar se Qeveria Kurti duhet të insistojë që SHBA-të të përfshihen në dialog, përkundër që Palmer e ka konfirmuar mos përfshirjen.

“Përkundër deklaratës së Palmerit, duke pasur parasysh faktin se ish udhëheqësit renegat të Kosovës, si Hashim Thaçi e Isa Mustafa, e kanë degjeneruar aq shumë dialogun, sa që një pjesë të marrëveshjeve të fshehta të Thaçit me Vuçiqin të cilat mund të jenë shumë të dëmshme për Kosovën, ende as që janë të njohura për publikun, Qeveria Kurti duhet të insistojë në çdo mënyrë, që SHBA-të, gjithsesi të përfshihen në dialog, pa pjesëmarrjen e të cilave kryeministri e ka të pamundshme, që i vetëm, ta nxjerrë nga gremina ku e kanë futur Thaçi dhe Mustafa Kosovën”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat