Përballja e Shaip Kamberit me Aleksandër Vuçiqin/ Çfarë i tha në sy, deputeti sypatremburi shqiptar, presidentin serb?

Politika

Përballja e Shaip Kamberit me Aleksandër Vuçiqin/ Çfarë i tha në sy, deputeti sypatremburi shqiptar, presidentin serb?

Nga: N.Sh. Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:53
Shaip Kamberi

Sot shënon dita e Betejës së Kosovës, e cila nga serbët manifestohet në Gazimestan, edhe pse kjo ditë për ta, sipas historisë shënon humbje të madhe.

Megjithatë, profesor dr. Sadri Ramabaja ka përkujtuar një fjalim të kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ramabaja gjithashtu flet edhe për përballjen e deputetit shqiptar në Serbi, Shaip Kamberit, i cili i vetëm po përballet me presidentin serb, Aleksandër Vuçit dhe 249 deputetët të tjerë serbë.

“Duke shikuar seancën e Kuvendit të Serbisë ku po përballej Shaip Kamberi me Aleksandër Vuçiçin dhe 249 deputetët serb, vetvetiu kujtoja fjalimin që Sllobodan Millosheviqi kishte mbajtur në Gazimestan me rastin e shënimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës më 28 qershor 1989. “Përsëri jemi para betejave dhe në beteja. Ato nuk janë të armatosura, mirëpo as ato nuk janë të përjashtuara”. Rrjedha e historisë ashtu dhe fundi i sivëllait të Vuçiqit, tashmë dihet. Ata 249 deputetë serbë, më 26 qershor 2021, përmes duartrokitjes pas replikës që bëri presidenti i tyre (në këtë rast më shumë në cilësinë e kryegjygjtarit) në përballje me fjalimin lapidar të deputetit shqiptar Shaip Kamberi, ngjanin më shumë në kukulla se sa në deputetë”, thotë Ramabaja.

Ajo skenë, sipas tij, nuk ka se si të mos shoqërohet edhe me asociacione politike të supozuara se, si do të duket parlamenti serb, kur shumica aktuale të kalojë në minorancë. Kush do të marrë pastaj rolin e avokatit të djallit e kush atë të gjygjtarit a prokurorit?!

“Kjo shumicë politike në parlamentin serb, e as presidenti i tyre A.Vuçiq, nuk e honepsin dot se, pavarësia e Kosovës është pasojë logjike e fundit të vonuar të pozitës koloniale dhe luftrave që zhvilloi shovinizmi serb, duke ushtruar gjenocid në Kosovë, me qëllim që ta reprizojë Toplicën në fund të shek. 20-të. Këta 249 deputet serbë i duartrokasin Aleksandër Vuçiqit, meqë ata janë produkt i asaj mendësie politike dhe nuk duan ta kuptojnë se gjatë dekadës së fundit në Kosovë, Serbia ushtroi aparteid që për shumëçka ia kalonte atij në Afrikën e Jugut, ndërkaq gjatë luftës në vitet 1998 e 1999 krimet e rënda të kryera nga ushtria dhe policia serbe, morën përmasat e gjenocidit”, thotë ai.

Image
Dr. Sadri Ramabaja

Ramabaja pohon se, tautologjisë së presidentit serb mbi gjoja gadishmërinë e tij për kompromis, duke insistuar de fakto në alternativën e stërpërsëritur:  ose ndarje e Kosovës ose bashkëqeverisje, duket se nuk i besn jo vetëm ai vet, por as 249 deputetët-kukulla të këtij parlamenti sui generis për botën e demokracive liberale.

“Kompromisin dhe pajtimin me shqiptarët, e qartë, nuk e bën dot ky president dhe ky parlament serb. Por a do të jetë pasuesi i Viçiqit dhe  parlamenti i ri, ai që do të jetë në gjendje të vesh kostumin e Çarls de Golit dhe ta pranoj pavrësinë e Algjerisë evropiane, alias Kosovës? Kjo është tashmë në dotrën e popullit serb dhe të drejtuesve të Brukselit, do ët thoshin optimistët kritik. Në fjalën e tij para deputetëve serb, presidenti ka dëshirë të luaj rolin e gjeneral Jankoviqit duke kalëruar nga beteja e Kumanovës drejt Shkupit e Prishtinës, para atij të De Golit. Natyrisht ai nuk ka këllqe ta luaj as njërin e as rolin tjetër. Por si duket tashmë është vetëdijësuar se duhet të gjejë guximin qytetar të gjeneralit tashmë pensionist, Vladimir Lazareviq, i cili ishte komandant i Korpusit të Prishtinës, ndërkaq në fund të luftës, siç e pranon vet, e lëshoi Kosovën me lot në faqe. Këtë ai mund ta bëjë në njërën nga seancat e ardhshme para deputetëve serbë. Vuçiqi dhe Lazereviqi, ta themi shqeto, ka edhe diçka tjetër të përbashkët me Lazeareviqin: që të dy ishin trima gjatë luftës vetëm në përballje me civilë, ndërkaq përballjen me ushtarë nuk e bëni dot, sepse nuk kishin këllqe burri”, pohon ai.

Këtë, më mirë se kushdo tjetër, sipas tij, ‘ua tha në sy deputeti sypatrembur shqiptar, Shaip Kamberi’.

“Nga kjo seancë e kuvendit të Serbisë megjithatë, ka gjasë të ketë fituar diç populli serbë. Ai tashti, ashtu si është shprehur Bogdan Bogdanoviq, mund ta ketë mësuar se, ka ardhur koha që “ta shikojë me sy të huaj vetëveten”. Tek atëherë ai dhe liderët e tij, do ta ketë të qartë se, kompromisi me shqiptarët, respektivisht pranimi i realitetit të ri politik, respektivisht kultivimi i miqësisë e fqinjësisë së mirë,  përfundimisht “është më i rëndësishëm se sa pushtimi i territoreve””, përfundon Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat