Vazhdon insistimi i Ramës për Mini-Shengenin

Politika

Vazhdon insistimi i Ramës për Mini-Shengenin

Nga: A.M. Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:37
Edi Rama

Projekti për “mini-Schengenin” ballkanik u vë në pah më vitin 2019 nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite nga kjo iniciativë, ajo çështje vazhdon të jetë aktuale edhe në ditën e sotme.

Përkundër që Kosova e ka kundërshtuar “mini-Schengenin”, Shqipëria e mbështet këtë të fundit.

Posaçërisht, kryeministri i Shqipërisë po vazhdon ende të lobojë për “mini-Schengenin” ballkanik.

Profesori Binak Maxharraj në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, për Mini-Shengenin ballkanik.

“Duke e ditur se Serbia për interesat e saj gjeostrategjike për dominimin në Ballkanin Perëndimor edhe insiston në zonën Mini-Shengen të cilin as BE nuk e përkrahë, por është e çuditshme se pse Edi Ram insiston dhe i del në përkrahje aq fuqishëm Serbisë dhe Vuçiqit, kur dihet se as Shqipëria nuk ka kurrfarë leverdie në një anë, e nga ana tjetër duke e kundërshtuar pa aq fuqishëm Kosovën dhe Albin Kurtin e cila nuk dëshiron që të hyjë në këtë kurth të Serbisë. Për ta kuptuar më mirë këtë po kthehemi tek ajo thënia famoze, famëkeqe, injoruse dhe e poshtër e Edi Ramës kur thotë: “Evropa nuk na do! Serbia na do! Ne e duam Serbinë! Veç Albini po na pengon”. Kjo thënie e Ramës është skandaloze, e tmerrshme dhe trishtuese se në çfarë niveli ka rënë intelekti i tij dhe respekti midis liderëve shqiptar andej e këndej kufirit. A mos është ky vallë ndonjë send i trashëguar historikisht, kur dikur në histori bajraktarët e fiseve të ndryshme shqiptare sakatohesh mes veti për pushtimin dhe  sundimin e zonave të ndryshme për interesa e fiseve”, ka thënë ai për “Bota sot

Gjithashtu, Maxharraj ka treguar se për çfarë arsyeje Zaev, Rama dhe Vuçiq e përkrahin zonën Mini-Shengen për Ballkanin Perëndimor.

“Siç dihet zonën Mini-Shengen të vendeve të Ballkanit po e përkrahin Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por deri diku edhe Mali I Zi. Zaev, Rama dhe Vuçiq e përkrahin zonën Mini-Shengen për Ballkanin Perëndimor më shumë e kanë për marketing politik për t`i tejkaluar krizat e brendshme, por edhe konsum parazgjedhor. Por çuditërisht edhe pse edhe Shqipëria iu bashkua kësaj valleje të pa perspektiv të Zonës Mini-Shengen, e cila më shumë e dëmton Shqipërinë, se sa e ndihmon në drejtim të aspiratave të saj në Bashkimin Evropian”, ka thënë Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat