Pse EULEX-i erdhi në Kosovë? Flet jursiti: Të gjithë kanë heshtur kur është dashur të ngriten...!

Politika

Pse EULEX-i erdhi në Kosovë? Flet jursiti: Të gjithë kanë heshtur kur është dashur të ngriten...!

Nga: A.Z Më: 12 korrik 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se është bërë shumë pak për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ani pse në vitin 2014 ka zbuluar dokumente, ku përfshihen informata për të dyshuarit serbë dhe të gjitha të dhënat personale të viktimave kosovare.

Simmons tha se qëllimi kryesor i punës së EULEX ndër vite në Kosovë ka qenë dënimet dhe jo procesi gjykues i drejtë.

Lidhur me këtë, jursiti Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk është marrë askush me përfomancën e drejtësisë së EULEX-it, sepse sipas tij vetëm kanë heshtur për këtë.

Burjani thotë se askush nuk e ka gjetur arsyen se pse EULEX ka ardh në Kosovë, por ai thotë se ka pasur informata se ka pasur lojëra, madje edhe negociata jashtë misionit.

“Tash këto gjëra kanë përfunduar, kur është dashur të ngriten shqetësime me këtë drejtësi të EULEX është heshtur mirë e keq, askush nuk është marrur me matjen e përformacës së kësaj drejtësie. Dhe a ka qenë e drejt apo është dashtë të përmirësohet apo korigjohet në dobi të efikasitetit, kjo nuk ka nodhë, sikurse edhe shumë gjëra të tjera nuk kanë pasur rezultat pozitiv fare. Nuk është gjetur asgjë se për çfarë ka ardhë EULEX në Kosovë, ka qenë drejtësi kontradiktore dhe ka pasur informata që kanë rrjedhë, duket se ka pasur lojëra, në këtë mision ka pasur edhe ndërhryje madje dyshohet edhe negociata jashtë misionit. Prandaj ka pasur kritika të mëdha në ndërkohë kur kanë rrjedhë informata dhe burime të tjera”, ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat