Deklaratat e Simmons-it, a ka Kosova mekanizma që ta hetojë Eulex-in?

Politika

Deklaratat e Simmons-it, a ka Kosova mekanizma që ta hetojë Eulex-in?

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:31
Malclom Simmons

Të hënën, ish-gjykatësit të Eulex -it, Malclom Simmons ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ku ka bërë akuza të shumta ndaj në Eulex -it në Kosovë.

Ai këtë raportim e bëri përmes një video-lidhje, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët janë pjesë e komisionit, patën mundësin t`i parashtrojnë pyetje të ndryshme ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Gjatë këtij raportimi, Simmons ka deklaruar se Eulex ka për qëllim eliminimin nga jeta politike të “peshqve të mëdhenj”.

“Misioni synon largimin nga jeta politike personat që ai iu referohej si ‘peshqit e mëdhenj’. Gjatë asaj bisede më është thënë: pres të shoh gjykatësit e Eulex të dënojnë të akuzuarit nga misioni. Më është bërë e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve”, ka potencuar ai.

Gjithashtu, Simmons është shprehur se janë bërë pak hetim për krimet serbe që janë bërë gjatë kohës së luftës, ndërkaq ka përmendur rastin “Kleçka”.

“Drenica nuk ishte rasti i vetëm ku BE e ka konsideruar si pjesë të rëndësishëm të dialogut Prishtinë-Beograd. Në vitin 2013 kam qenë caktuar si kryesues te paneli i rastit ‘Kleçka’, ku ishte i përfshirë edhe politikani Fatmir Limaj. Gjykimi i parë ka përfunduar i drejtuar nga një gjykatës britanik ku është thënë se ka dëshmi të pamjaftueshme për të akuzuarit. Gjykatësi nuk ka humbur kohë për të shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me lirimin në rastin e ‘Kleçkës’. Sipas fjalëve të tij, shtetet anëtare të BE-së presin dënime, më shumë se një herë më është thënë se nëse nuk e rrisim numrin e dënimeve shtetet anëtare nuk do të arsyetojnë shpenzimet e larta dhe të gjithë do të jemi të papunë”, thënë ish gjykatësi.

Këto deklarata të ish-gjykatësit të Eulex -it, kanë aktivizuar opinionin publikë, duke bërë reagime të shumta.

Por, për t`i vërtetuar këto akuza të Simmons, çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës?

Avokati Tomë Gashi në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar së Kosova nuk ka mekanizma që ta hetojë Eulex-in.

“Kosova nuk ka mekanizma për të hetuar Eulex-in, siç nuk ka pas mekanizma për të hetuar Unmik-un”, ka deklaruar shkurtimit Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat