Dialogu Kosovë-Serbi/ BE e pafuqishme deri në vëren 2022, kujdes Kosovë!

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi/ BE e pafuqishme deri në vëren 2022, kujdes Kosovë!

Nga: N.Sh Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:45
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Të hënën do të jetë takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Për dialogun Kosovë – Serbi, ish-kandidati i pavarur për President, Seremb Gjergji thotë se, bisedimet që lehtësohen nga Bashkimi Evropianë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në shtator do të ngecin në vend dhe BE hynë në zgjidhjen e rrugëve të saj të reja, rrugë këto që nuk do të kenë cak final deri në verën e ardhshme 2022.

“Kryeministri Kurti dhe ekipi i tij negociuse nuk kanë nevojë të nguten me qëndrime apo parime konkrete në takimin e 25 korrikut me Vuçiqin, sepse BE nuk do të ketë “Zot Shpije” nga gushti – kur fillojnë pushimet verore”, thotë Gjergji.

Sipas tij, në shtator janë zgjedhjet në Gjermani.

“Kjo kohë ka vetëm një rëndësi – kush do të jetë Kancelar në Gjermani dhe si do të reflektohet fuqia Gjermane në tërë Evropën. A do të jetë e majtë apo e djathtë kjo fuqi evropiane?! A do të vazhdoi Kosova të ketë edhe më tutje miq në krye të politikes udhëheqëse gjermane a jo! Kjo do të varet tërësisht nga koalicioni i partive fituese dhe aleancat e radhës më Liberalet apo të Majtit. Në rastin e Kosovës, të Majtët nuk na duan. Zgjedhja përfundimtare e institucioneve në Gjermani, besoj do ta mbërri fundin e tetorit. Ndërsa, stabiliteti politik gjerman do të filloi nga janari 2022”, shtona i.

Image
Seremb Gjergji

Sipas tij, menjëherë në shkurt 2022 janë edhe një palë zgjedhje shumë të rëndësishme për Bashkimin Evropianë.

“Këto zgjedhje kanë reflektim edhe më të gjerë në Kosovë. Aktualisht Macron na e ka bllokuar Liberalizimin e Vizave! Zgjedhja e Presidentit të ri të Francës (Macron apo Le Pen) edhe kësaj radhe besoj se do të kaloi me një mori ngërçesh dhe pengesash. Franca nuk është sikur Gjermania, nuk i finalizon gjerat shpejtë. Politika franceze më shumë i ngjanë politikës kosovare. Nëse Presidenti aktual Macron nuk fiton, atëherë konsolidimi i udhëheqjes së re të Francës do të marr shumë kohë – nga Presidenti e deri tek Qeveria e re Franceze. Nga votat rajonale që do të mbahen me 20 korrik 2020, anketat tregojnë që partia e Presidentit Macron për Republikën (LREM) ka shumë pak përkrahje rajonale”, thekson Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se në prill 2022, kësaj situate jo të favorshme për politiken e jashtme të Kosovës në aspektin ndërkombëtare, i shtohen edhe zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.

“Andaj, çkado që propozon apo bisedon Kosova me Serbinë, nga tash deri vëren e ardhshme, minon fuqinë aktuale dhe të ardhshme që Kosova të kthehet ball-hapur në tavolinë e bisedimeve. Kujdes! Kjo kohë më se miri është për t’u përdorur shumë në dy fusha tepër të rëndësishme – politiken dhe sigurinë e brendshme dhe njohjet e reja ndërkombëtare. Kjo kohë do të na shërbej shumë në interes, përfitime dhe zhvillim të qytetarit dhe të vendit tonë. Gjatë kësaj kohe vetëm me Amerikën Ne do të fitojmë. BE do të jetë edhe palë edhe e lënduar. Prandaj ta shfrytëzojnë institucionet dhe politika jonë drejtë këtë kohë?”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat