Alarmante/Pas “Open Balkan” pritet krijimi i një federate sllave në Ballkan, pjesë e saj edhe Shqipëria

Politika

Alarmante/Pas “Open Balkan” pritet krijimi i një federate sllave në Ballkan, pjesë e saj edhe Shqipëria

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 31 korrik 2021 Në ora: 12:53
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të mërkurën dhe të enjten priti në Shkup kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këta udhëheqës të shteteve të Ballkanit u takuan për të vetmin qëllim, që t`i ndryshojnë emrin “Mini-Shengenit Ballkanik”, pasi që  kjo u kundërshtua nga shtete tjera të Ballkanit si Kosova, Malit i Zi dhe Bosnja.

Ata “Mini-Shengenin Ballkanik” e pagëzuan me emrin e ri “Open Balkan" apo në gjuhën shqipe që do të thotë “Ballkani i Hapur”.

Por, kundër këtij ndryshimi ide e Ramës, Zaevit dhe Vuçiçit vazhdon të jetë fuqishëm Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur “pakt me dreqin” përfshirjen e Ramës në “Open Balkan”, si dhe ka theksuar se kjo e fundit është në disfavor të Kosovës

“Përfituesi më i madh i "Mini Shengenit" do të jetë Serbia, me moton "peshku i madh e han peshkun e vogël". Kur një kryeministër "shqiptar" e nënshkruan paktin me dreqin, po përse atëherë Serbia ta njohë Kosovën?! Perspektiva e Shqiptarëve është ajo Euro-atlantike dhe jo mini-Jugosllavia e Vuçiqit dhe e Ramës”, ka thënë Kurti.

Të njëjtin mendim sikurse Kurti, e kanë edhe njohësit e çështjeve politike në vend, që sipas tyre se “Ballkan i hapur” është vetëm një kamuflim pasi që qëllimi i saj mbetet i njëjtë.

Mehazi: Pas “Open Balkann” do të krijohet një Federatë Sllave në Ballkan

Profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka komentuar ndryshimin e emirit të Shengenit Ballkanik, duke thënë se përpjekjet e Vuçiqit, Ramës e Zaevit janë të kota.

“Të kota janë përpjekjet e tre krerëve të shteteve më të korruptuara ballkanike për  të ashtuquajturën "minishengenin ballkanik" të cilët duke parë vetminë e përkrahjes e ndërruan emrin "Open Ballkan" për ta ngushëlluar veten Vuçiqi, Rama e Zaevi. Duke parë të gjorët se kanë mbetur minoritarë të Ballkanit e pa përkrahjen e askujt për ta ndryshuar veten  nga forma e birucave të minakëve ballkanik (tre minjve të vogël meshkuj) ia ndërruan emrin nga Mini në makro-shengen të hapur, "Ballkan open", "Otvoren Ballkan", është shprehur ai.

Image
Sulejman Mehazi

 

Profesori ka treguar se çfarë kuptimi ka emri i ri i Shengeni Ballkanik.

“Emri i ri “Open Balkan” e ka kuptimin e lypësve politikë të cilët për shkak varfërisë së tyre ekonomike e sociale kërkojnë ndihmë nga shtetet tjera ballkanike për të shpëtuar shtetet e tyre nga kolapset korruptive ekonomike”, ka vlerësuar Mehazi për “Bota sot” .

Sipas tij, “Ballkani i hapur” më shumë i konvenon Serbisë, po ashtu, ai treguar secili është qëllimi i  Vuçiqit, të cilin nuk ia lejojnë Kroacia e Mali i zi.

"Open Ballkanik" politikisht më shumë i konvenon Serbisë se sa emri i "Mini-shengenit" të vogël sepse do jetë më i gjerë e më i hapur përtej territorit Serb. Vuçiqi e di se vetëm me anë të shqiptarëve mund t'i afrohet detit Adriatik, Kroacia nuk e lejon, Mali i Zi jo, e nëse serbëve ua jep detit më vonë ta marrin shtetin, pra qëllimi i Vuçiqit është deti i shqiptarëve, kjo vlen edhe për RMV-në e Zaevit i cili vetëm me anë të Shqipërisë mund të futet ne det, pasi Greqia e Bullgaria kurrsesi nuk e lejojnë”, ka potencuar Mehazi për “Bota sot”.

Më tej, profesori ka treguar se çfarë do të ndodhë pas transformimit të Minishengenit në Open Ballkan.

“Shkurt e qartë Vuçiqi me anë të Ramës nga transformimi i Minishengenit në Open Ballkan, pas kësaj do të krijojë një Federatë Sllave në Ballkan, FSB”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Peçani: Iniciativë e vjetër me një paketim të ri

Ndërkaq, opinionisti Ruzhdi Peçani, në një prononcim për “Bota sot”, e ka komentuar ndryshimin e emrit të Minishengenit.

Image
Ruzhdi Peçani

“Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen, qëllimi i së cilës është të bëjë lehtësira  tregtisë në rajon, të bëjnë  tregun unik tregtar dhe të punës dhe ndihmën e ndërsjellët në rrethanat e jashtëzakonshme, dhe kjo iniciativë rajonale, që deri  tani quhej “Mini –schengen”, zyrtarisht ndërroi emrin në Ballkan të hapur (Open Balkan)”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se ky ndryshim është një kamuflim, pasi që qëllimi mbetet i njëjtë.

Ky ndryshim është  një kamuflim, ngase qëllimi dhe brendia mbetet e njëjtë. I kamufluar ishte edhe si “Mini –schengen”,dhe në këtë ishte e kamufluar një “Jugosllavi e Re” më mirë të thuhet Serbia e madhe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Peçani e quan taktizim të Vuçiqit ndryshimin e emrit, pasi që qëndron në hegjemonizmin serb dhe krijimi i Serbisë së madhe, që atakon drejtpërdrejtë interesat  e kombit shqiptar.

“Të ndryshohet emërtimi nga “Mini schengen” në “Open Balkan” është një taktizim i Presidentit serb Vuçiq,  bërthama dhe qëllimi mbetet po i njëjti. Pra qëllimi qëndron në hegjemonizmin serb dhe krijimi i Serbisë së madhe, që atakon drejtpërdrejtë interesat tona kombëtare. Kjo është një iniciativë e vjetër me një paketim të ri”, ka deklaruar Ruzhdi Peçani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat