“Fytyra e vërtetë e Sami Lushtakut dhe Sokol Bashotës”/ PDK-së i vjen ‘goditja’ e rëndë

Politika

“Fytyra e vërtetë e Sami Lushtakut dhe Sokol Bashotës”/ PDK-së i vjen ‘goditja’ e rëndë

Nga: P.R Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:14
Sokol Bashota dhe Sokol Bashota

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Sokol Bashotën si kandidat për kryetar të Komunës së Klinës.

“Gjithçka që është zhvilluar në Klinë, që nga pas lufta, e ka vulën e PDK-së. Sokol Bashota ka dhënë shembullin e liderit të devotshëm që u rri afër qytetarëve, që angazhohet për ta, që punon mirë dhe fort për ta, pa lënë askënd prapa. Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në. Ata e njohin Sokolin e ia njohin përkushtimin dhe më 17 tetor zgjedhjen e kanë të lehtë. Ai jo veç që është alternativa më e mirë, por është edhe garancia e vetme për ta ndërtuar një rrëfim të ri dhe për ta kthyer Klinën pa kurrfarë vonese e pengese në rrugën e zhvillimit që sot i mungon”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi teksa ka prezantuar kandidaturën e Bashotës.

E kandidimi i Sokol Bashotës, sipas analistëve është dëshmi se PDK vazhdon të jetë parti e korruptuar. Krejt kjo pasi Sokol Bashota, në shkurt të këtij viti ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Klinës për mos deklarimin e pasurisë, duke u dënuar me burgim me kusht prej 6 muajsh me afat verifikimi prej 1 viti, si dhe me 1 mijë e 200 euro gjobë.

Analisti politik Faton Mehmeti, thotë se PDK po tregon se mbetet parti e krimit dhe e hajnisë, pavarësisht se në krye të saj zgjodhi në kryetar të ri.

Image
Faton Mehmeti

“PDK nuk ka si të shkëputet nga njerëz me afera të ndryshme korurptive, njerëz të cilët nuk duhet të jenë as në parti, e lëre më të jenë edhe kandidat për kryetar komune. Me ketë gjë PDK dëshmon se është larg pastrimit, ngelet po ajo parti e kalbur në krim dhe hajni, andaj njerëz të tillë edhe dominojnë. Është turp për çdo parti që një person me afera në gjykatë të del kandidat, kjo gjë shpjegon më së miri se partia që i kandidon është po njësoj”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, PDK nuk po arrin assesi të këndellet, dhe vazhdon të komandohet nga të ‘fortit’ e partisë.

“Nëse s’do të ishte partia e tillë edhe soji i Samiut dhe Sokolit s’do të ishin kandidat nga ajo parti. PDK është fytyra e vërtetë e Sami Lushatkaut dhe Sokol Bashotës, njerëz që me muskuj arrijnë të dominojnë. PDK nuk po arrin të këndellet, vazhdon të komandohet nga muskujt e Samiut”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat