I falën çdo gjë, por mërgimtarët nuk e ndjenë kurrë dorën e shtetit

Politika

I falën çdo gjë, por mërgimtarët nuk e ndjenë kurrë dorën e shtetit

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 7 gusht 2021 Në ora: 20:43
Mërgimtarët në Aeroportin e Prishtinës

Muajt korrik dhe gusht krijojnë gjallëri për shkak të fluksit të mërgimtarëve që vinë për t`i kaluar pushimet.

Shteti ynë nga mërgata fiton shumë, madje shpesh janë quajtur “oksigjeni” i Kosovës. Ata këtë vit kanë ardhur si asnjëherë më parë.

Pikat kufitare janë vështirë të kalueshme gjatë muajve të verës, ku qytetarë të shumtë duhe të presin me orë të tëra për t’u futur, por edhe për ta lëshuar Kosovën.

Kosova i mirëpret, madje në secilën komunë ka organizime të ndryshme për ta, por nuk është që ka bërë diçka specifike, e cila do t`i prekte pozitivisht ata.

Por, cila do të ishte një strategji që diaspora ta ndjejë dorën e shtetit?

Analistët vlerësojnë se Kosova duhet të hartojë një rregullore për lehtësimin e procedurave, që nga dokumentet, derisa me heqjen e korrupsionit vijmë deri te invesitmet në fusha të ndryshme.

Kuçi: Mërgimtarët kanë provuar të investojnë në biznese të ndryshme, por nuk janë lejuar uzurpatorët e pushtetit

Image
Gurakuç Kuçi

Analisti Gurakuç Kuçi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se shpenzimet të cilat i bëjnë mërgimtarët në Kosovë kryesisht janë në konsum dhe investime banimi.

“Kosova përfiton shuma të mëdha nga mërgimtarët, mirëpo kapitalizimi i tyre në investime reale nuk është që shihet, sepse shpenzimet të cilat i bëjnë mërgimtarët në Kosovë kryesisht janë në konsum dhe investime banimi. Investimet në konsum prapë shumica e tyre dërgohen jashtë vendi pasi Kosova nuk është prodhuese e denjë e furnizimit të tregut dhe investimet në banim bëhen investime të vdekura, ku në to as nuk banon askush dhe po ashtu nuk janë investime qarkulluese dhe po ashtu prapë një pjesë e madhe e atij investimi shkon jashtë nga blerja e lëndëve për ndërtim”, thotë analisti.

Sipas tij, shumë mërgimtarë kanë provuar të investojnë në Kosovë në biznese të ndryshme, por që nuk i janë lejuar uzurpatorët e pushtetit.

“Shumë mërgimtarë ndër vite kanë provuar të investojnë në Kosovë në biznese prodhuese, shërbyese e industriale mirëpo uzurpokracia apo uzurpatorët e pushtetit nuk i kanë lejuar, në këtë kategori hyjnë edhe investimet nga jashtë dhe po ashtu ato nga brenda. Në Kosovë ndonjë investim që është leju ka qenë si pjesë e bashkëpunimit me uzurpokratët dhe jo ndryshe”, shprehet Kuçi.

Në fund, ai tregon se po të kthjellej gjendja me heqjen e korrupsionit dhe një ekzaminimi me kujdes dhe kritik (veting) në administratën shtetërore dhe gjyqësi dhe me një reformë, atëherë do të ishte më e lehtë për vednorët, mërgimtarët dhe investitorët e huaj.

Ai shton se një hapësirë të tillë për ndryshim e ka Qeveria Kurti II.

“Gjendja do të kthjellej lehtë për vendorët, mërgimtarët dhe investitorët e huaj me heqjen e korrupsionit dhe një ekzaminimi me kujdes dhe kritik (veting) në administratën shtetërore dhe gjyqësi dhe me një reformë. Kjo do hapte rrugën që Kosova të bëhej një vend interesi për investime dhe mërgimtarët jo vetëm që do të mund të investonin në Kosovë por edhe të përfitonin nga Kosova. Përndryshe, strategjitë e veçanta nuk mund të funksionojnë brenda një sistemi jofunksional i cili nuk e lejon zhvillimin as nga brenda e lëre më nga jashtë. Qeveria Kurti II ka një hapësirë të mjaftueshme dhe të fuqishme ta bëjë një gjë të tillë. Kjo do të rriste integritetin shtetëror të Kosovës edhe në plotë sfera të tjera ndërkombëtare”, përfundon për “Bota sot” analisiti Gurakuç Kuçi.

Krasniqi: Të hartohet një rregullore që do t’i lehtësojë të gjitha procedurat për mergatën

Image
Islam Krasniqi

Edhe analisti Islam Krasniqi për “Bota sot” ka thënë se Qeveria duhet të hartojë një rregullore për lehtësimin e procedurave për mërgatën tonë.

Sipas tij, ata janë një shtyllë e fortë e vendit tonë.

“Qeveria e Kosovës duhet të hartojë një rregullore që t’i lehtësoj të gjitha procedurat për mergatën tone, lidhur me dokumetacionin që ju duhet, duke ju dhënë prioritet në çdo procedur, pasi që ata janë një shtyllë e fortë të cilët kontribojnë shumë në rritjen e buxhetit por edhe në përmirësimin e mirëqenies tonë”, ka thënë Krasniqi.

Ai në fund ka edhe një thirrje për mediat të cilat sipas tij po ‘iu rrinë mbi kokë’ mërgimtarëve me etiketime të ndryshme.

“Po ashtu duhet të lirohen edhe nga taksat rrugore apo administrative pasi që mjaft po ju bjen të shpenzojnë për ekonomitë familjare të tyre por edhe për nevoja tjera, gjithashtu ta ndalemi edhe sulmin mediatik ndaj tyre, pasi që shumë media fillojnë aksionin duke ju hypur mbi kokë me ato shkrimet shiko së çfarë bëri, ku u parkua, e fjalë tjera amorale, duke i etiketuar për interes klikimesh apo veprime tjera”, përfundon analisti Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat