Zgjedhjet lokale, Salijaj: Nuk do të jem kandidat për kryetar të komunës

Politika

Zgjedhjet lokale, Salijaj: Nuk do të jem kandidat për kryetar të komunës

Nga: A.M. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 22:53
Milazim Salijaj

Tashmë partitë politike në Kosovë kanë filluar zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar të Komunave, për zgjedhjet që priten të mbahen më 17 tetor.

Gazeta “Bota sot”, ka zhvilluar një intervistë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj.

Ai gjatë intervistës ka mohuar se do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Kaçanikut.

Salijaj ka deklaruar se Vetëvendosje ka një potencial të dëshmuar intelektualësh dhe kuadrosh që janë të gatshëm për marrjen e përgjegjësive edhe në nivelin lokal

“Fatmirësisht Lëvizja Vetëvendosje ka një potencial të dëshmuar intelektualësh dhe kuadrosh që janë të gatshëm për marrjen e përgjegjësive edhe në nivelin lokal. Andaj duke u nisur nga ky fakt dhe potencial që ka Lëvizja, unë nuk do të jem kandidat për kryetarë të komunës prej nga vije. Interesi i komunës dhe qytetarëve të saj është që të kemi përfaqësim në nivelin qendrorë të cilin përfaqësim nuk e kishim për një kohë të gjatë dhe me votën dhe vullnetin e qytetarëve për ndryshim ia arritëm në zgjedhjet e 14 Shkurtit të vitit 2021”, ka deklaruar Salijaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat