Ish-deputeti i Kosovës ‘zbulon’ detaje: Edi Rama dhe Vuçiq u takuan në qendrën e spiunazhit rus në Ballkan

Politika

Ish-deputeti i Kosovës ‘zbulon’ detaje: Edi Rama dhe Vuçiq u takuan në qendrën e spiunazhit rus në Ballkan

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:14
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Boshti Beograd-Tiranë-Shkup realizoi projektin serb të quajtur Minishengeni Ballkanik.

Ky projekt me të drejt është refuzuar nga Kosova.

Kështu po vlerëson ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Ai për gazetën “Bota sot” thotë se, lidhja e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin është plan i menduar mirë.

“Minishengeni ballkanik ose Ballkani i hapur është projekt serb i një boshti Beograd-Tiranë-Shkup, qëllimi i të cilit para së gjithash është krijimi i mundësisë për  dominimin serb në aspektin politik dhe ekonomik. Kosova me plot të drejtë e ka refuzuar që nga fillimi dhe duhet ta refuzojë vazhdimisht”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

 Salihaj tregon për takimin Rama – Vuçiq në Nish.

Image
Adem Salihaj

“Lidhja kaq e fortë e qeverisë së  Edi Ramës me qeverinë e Vuçiqit nuk është e rastit, është një plan i menduar mirë që nga koha kur Edi Rama pati takim në Nish me Vuçiqin. Takimi në Nish ka domethënie të veçantë, sepse serbët e konsiderojnë si qendër të Serbisë. Aty, siç dihet është edhe qendra e fuqishme e spiunazhit rus në Ballkan”, thotë Salihaj.

Sipas tij, nuk duhet përjashtuar aspak mundësinë që edhe rusët janë të involvuar në këtë projekt.

“Sepse përmes dominimit të Serbisë edhe ata i realizojnë objektivat e tyre. Ky është një projekt shumë mi thellë se sa duket”, shprehet ai.

Ai shton se përmes këtij projekti Kosova mbetet një oazë e izoluar edhe në spektrin politik, edhe në atë ekonomik.

“Po ashtu, Shqipëria, përmes kësaj lidhjeje, po e rehabiliton politikisht Serbinë për krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe ndaj shqiptarëve në tërësi. Pra, është një projekt shumë djallëzor antishqiptar, në të cilin Edi Rama punon me vetëdije të plotë”, shprehet ai.

Salihaj potencon se, edhe fakti që ky projekt po i përçanë shqiptarët  shkon në favor të Serbisë.

“Për të gjitha këto arsye, qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti këtë herë kanë plotësisht të drejtë. Do të ishte shumë në favor të Kosovës, nëse gjendet ndonjë rrugë për ta penguar këtë projekt”, përfundon Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat