“Kosova të ketë një kornizë të qartë, mos t`i lëshojë pe Serbisë”

Politika

“Kosova të ketë një kornizë të qartë, mos t`i lëshojë pe Serbisë”

Nga: A.M. Më: 1 shtator 2021 Në ora: 22:39
Ilustrim

Që nga 4 shtatori, Kosova e rifiton të drejtën për të lobuar për njohjet e pavarësisë. Shteti ynë për një vit pushoi së kërkuari njohje të reja, kjo si pasojë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington nga ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Por, kjo marrëveshje e cila u nënshkrua në prani të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump nuk u zbatu nga ana e Serbisë.

Pasi, kjo e fundit vazhdimisht ka lobuar që të tërhiqen njohjet e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Vata, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se BE nuk është kompakte të çojë më tej procesin e dialogut.

“Dialogu Kosovë-Serbi është bërë si telenovelat turke, nuk mbaron kurrë sepse BE nuk është kompakte të çojë më tej procesin, pasi  vetë shtete anëtarë të BE-së ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovë dhe që në këtë pikë shihet sa serioze është BE në këtë proces”, ka thënë ai.

Image
Ilir Vata

Gjithashtu, ai e ka përmendur takimin që pritet të ndodhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë.

Ndërkaq, Vata ka theksuar se Serbia e ka prishë marrëveshje në mënyrë të njëanshme.

“Në javën e parë të shtatorit është takimi i palëve Serbi-Kosovë në Bruksel i dialoguar nga BE dhe palët kanë rënë dakord të takohen. Po ashtu është edhe afati i skadencës së  marrëveshja e nënshkruar në Uashington, dhe siç shihet kemi një paralele mes BE dhe SHBA, ose më mirë dy përpjekje të mëdha për të ulur në dialog Kosovën dhe Serbinë, por që dialogu gati ka ngelur në vend. E ndërsa dialogu i BE-së vazhdon, ai i SHBA-së bie, sepse Serbia nuk respekton pikat e marrëveshjes së nënshkrua, pra e ka prishë marrëveshje në mënyrë të njëanshme, për logjikë marrëveshja nuk ka vlerë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Vata ka treguar se për çfarë është e interesuar SHBA-ja.

“Ajo që vlen është interesi i SHBA-së për zgjidhjen e çështjes, pavarësish se pranohen apo jo nga palët. SHBA është e vendosur që Kosova të ketë integritet ë plotë territorial dhe të gëzojë të gjitha të drejta e statusit ndërkombëtar. Pra, ajo që nuk shkon në marrëveshjen e BE-së është se nuk është palë SHBA dhe marrëveshja zgjatet më shumë dhe pa një rezultat konkret”, ka shpjeguar ai.

Gjithashtu, Vata ka treguar se çfarë duhet të kërkojë Kosova në procesin e dialogut.

“Kosova duhet duhet të kërkojë aktorë shtesë në procesin e dialogut, duke kërkuar të jetë prezent SHBA, pra dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së. Palët në dialog kërkojnë të maksimizojnë qëllimet e tyre, dhe Serbi po bënë maksimumin, ndërsa Kosova duhet të vë një kornizë të qartë që nuk lëshon pe, statusi juridik i territorit të Kosovës dhe njohja reciproke mes palëve, njohja e krimeve të luftës dhe dëmshpërblimi nga Serbia”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat