Analisti flet për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve, ka një porosi për qytetarët

Politika

Analisti flet për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve, ka një porosi për qytetarët

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani, ka rekomanduar që procesi zgjedhor të shtyhet për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Kurse, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka ftuar në takim krerët e partive politike.

LVV, PDK e LDK janë shprehur të gatshme të marrin pjesë në takim me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Analsiti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se se këto ide burojnë nga keqmenaxhimi i pandemisë.

“Letra e IKPSHK-së, drejtuar Presidentës së vendit, me rekomandimin për shtyerjen e zgjedhjeve, për mendimin tim, nuk është asgjë tjetër veç se një pasqyrë e çartë e mjerimit intelektual në Kosovë. Ishte deklarata e kryeparlamentarit Konjufca i cili hodhi idenë e krijuar në Vetëvendosje për shtyerje eventuale të zgjedhjeve, për të vazhduar me pastaj me deklaratën e Kryeministrit Kurti, i cili të tëra fajet për dështimet marramendëse me menaxhimin e pandemisë i hudhë në adresë të IKSHPK-së, duke u dhënë sinjale të drejtëpërdrejta kërcënuese për pozitat e tyre. Në tërë këtë maskaradë, natyrshëm dalin propozime të tilla, për mendimin tim të padinjitetshme”, ka thënë analisti.

Sipas tij, këto pasoja kanë ardhë nga dasmat e ahengjet të cilat janë mbajtur gjatë muajve të verës.

“Së pari, numri i të infektuarve është rritur atëherë kur Qeveria ka qenë e angazhuar në darsma e ahengje dhe, tashmë i shohim vetëm pasojat.
Nën dy, situata me pandeminë nuk ka qenë hiq më ndryshe me përjashtim të numrit të vdekjeve, kur u mbajtën zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë kohë ishte VV e cila luftonte me të gjitha mjetet ta çojë vendin në zgjedhje, atëherë pse tash nuk po bëjka, a veç pse po kanë frikë nga ndëshkimi qytetarë? Ajo çfarë është me se shqetësuese, është fakti se kemi mungesë të theksuar të kurajos intelektuale e qytrtare në vend”,
shprehet Duhanaj.

Në fund, ai shprehet se kët situatë e kanë sjellë ata të cilët janë në qeveri

Si ka mundësi ndryshe që një aparat i tërë i shtetit t'i nënshtrohet vullnetit të një individi. Kemi me shumë se 60 deputet të cilët nuk guxojnë as edhe një intervistë me e dhënë para mediave, pa e marrë bekimin nga VV. E njëjta gjë vlenë për tërë kabinetin qeveritar, të gjitha institucionet publike në të cilat bën pjesë edhe IKSHPK, ku vullneti i VV-së, përjetësisht z. Kurti, është me shumë se ligj. Kjo mënyrë e sjelljes është vërtetë më shumë se e padinjitetshme dhe e turpshme, që njerëz të cilët cilësojnë veten intelektual, e madje edhe të zgjedhur të popullit, të kenë mungesë kurajo e guximi qytetarë, e përfundojnë duke luajtur rolin e vartësit klasik”, përfundon Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat