Albin Kurti po çmend kriminelët në Kosovë! Bashkë me Vuçiqin duan ta rrëzojnë Qeverinë!

Politika

Albin Kurti po çmend kriminelët në Kosovë! Bashkë me Vuçiqin duan ta rrëzojnë Qeverinë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 tetor 2021 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Reagime ‘befasuese’ nga opozitarët e Qeverisë. Edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe arrestimi i kriminelëve që bëjnë kontrabandë është për ‘një grusht votash’.

Deri këtu ka shkuar injoranca e thellë e tyre! Dikush sot edhe në Prishtinë po vajton për këtë aksion. Po preken interesat e tyre!

Kontrabanda moti kam thënë se nuk po bëhet vetëm në veri për serbët e veriut. Kontrabanda bëhet me njerëz të ish-pushteteve, njerëz të fuqishëm që dikur ishin e që sot po vajtojnë! Përndryshe, moti është dashur që në veri të ketë aksione të tilla kundër krimit e kriminelëve, por nuk u bënë kurrë!

Prandaj, kundërshtarët e kryeministrit Albin Kurti, po e presin me padurim momentin që Serbia ta sulmon Kosovën dhe në këtë mënyrë të shkarkojnë Qeverinë Kurti.

Mirëpo, ky gëzim i tyre është i tmerrshëm, kjo për faktin se Serbia mund të sulmoj, por Qeveria nuk mund të rrëzohet pse një shtet kriminel dëshiron të okupoj një shtet tjetër fqinj.

Shtrohet pyetja: pse të rrezohet Qeveria Kurti në rast sulmi nga Serbia? A do të thotë kjo se Qeveritë e kaluara janë zmbrapsur nga vendimet e tyre pas kërcënimeve të Vuçiqit se ‘do të bëjmë sulm ndaj Kosovës’?

Apo është tjetra, këta opozitarët e tanishëm duan që me Serbinë dhe Vuçiqin të shkaktojnë sulm në Kosovë për të rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti?

Ja pra miq, deri ku shkon injoranca e disa opozitarëve në Kosovë!

Kjo vetëm e dëshmon se veriun e kanë lanë në këtë gjendje për të kontrabanduar dhe për t’u bërë milionerë.

Gjendja aktuale në veri, që Kosova mos të shtrijë sovranitetin atje më së shumti u shkon për shtati disa politikanëve në Kosovë dhe një grupi të biznesmenëve që bëjnë kontrabandë me serbët atje.

Prandaj, Serbia dhe kriminelët atje çarten me Albinin dhe me Qeverinë Kurti, sepse po ua prish bizneset kriminale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat