Kërkohet të merret seriozisht deklarata e Delawie, që flet për konfliktin Kosovë-Serbi

Politika

Kërkohet të merret seriozisht deklarata e Delawie, që flet për konfliktin Kosovë-Serbi

Nga: A.Z Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:33
Greg Delawie

Diplomati amerikan si dhe ish-ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, thotë se konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë është larg zgjidhjes. 

Delawie ka thënë se vetëm para pakë jave në kufirin Kosovë-Serbi janë vendosur nga ana e Serbisë ushtarë në zonat kufitare si kërcënim.

Ai shtoi se konflikti Kosovë-Serbi, është larg zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve nga amerikanët dhe europiant. Këtë ai po e sheh si realitet.

“Serbia ende nuk e njeh #Kosovën dhe vetëm pak javë më parë vendosi ushtarët e saj në zonën kufitare si kërcënim. Konflikti është larg zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga unë dhe amerikanë dhe evropianë të tjerë gjatë shumë viteve. Realiteti.” ka shkruar Delawie.

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duhet të merren me seriozite të lartë deklaratat e përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa konfliki mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, po bëhet qëllimisht nga Serbia.

Ai shton se gabimet që i kemi bërë,  kanë ndikuar në mbështetjen e Kosovës karshi kërkesave serbe.

“Deklaratat e përfaqësuesve të SHBA-së, natyrisht që duhet të merren me seriozitet të lartë. Në radhë të parë, konflikti në mes Kosovës dhe Serbisë, është duke u zvarritur qëllimshëm nga pala serbe, pasi që sa më gjatë të shkoj, aq me shumë rriten pretendimet e tyre karshi Kosovës. Për fat të keq, ne si Kosovës, nuk kemi arritur sa duhet ta fitojmë paqen, ashtu siç e fituam luftë! Kemi bërë gabime të vazhdueshme dhe, këto kanë ndikuar në rënien e mbështetjes për Kosovën dhe rritjen e saj karshi kërkesave serbe. Për fat të keq, edhe sjellja e Qeverisë së Kosovës kohëve të fundit, nuk le shumë hapësirë për shpresa që amerikanët ta rrisin ndikimin ndaj Serbisë”, tha ai.

Tutje potencoi se sa më gjatë të qëndrojmë në status quo, aq më keq do të jetë për Kosovën, andaj edhe duhet të tregohemi më serioz karshi situatave dhe interesave strategjike.|

“Nuk jam i sigurt, nëse SHBA, në këso klime akoma na shohin si partner besnik. Për mendimin tim, sa më gjatë të qëndrojmë në ketë status quo, aq më keq do të jetë për Kosovën. Edhe shtete e caktuara të BE-së, rezervojnë interesat e tyre në ketë kontekst dhe nënbënd që ta shtyejnë dhe rrisin dinamiken, ndikojnë në sterzgjatjw të stagus quo-së. Prandaj është me rëndësi të këndellemi dhe të kërkojmë mbështetje për një zgjidhje sa me të shpejtë. Për ta bërë ketë, duhet të tregohemi me serioz karshi situatave dhe interesave strategjike, e mos t'i trajtojmë interesat e përbashkëta me miqtë tanë, ndërkombëtarë, e mos të sillemi njëjtë si në politiken e brendshme sepse mund të na denojë historia”, shtoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat