Juristi e vlerëson lartë strehimin e të burgosurve danez në Kosovë: Rritet besimi te Danimarka

Politika

Juristi e vlerëson lartë strehimin e të burgosurve danez në Kosovë: Rritet besimi te Danimarka

Nga: A.Z Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Qeveria daneze do të marrë me qira qelitë e burgjeve në Kosovë për të strehuar 300 të burgosur në një përpjekje për të reduktuar mbipopullimin.

Danimarka po reformon sistemin e saj të burgjeve me 4 miliardë krona daneze (607 milionë dollarë, 538 milionë euro) për “iniciativa të reja”, njoftoi qeveria e vendit të mërkurën.

Një nga iniciativat do të bëjë që shteti skandinav të paguajë Kosovën për të strehuar 300 të burgosur.

Qeveria daneze tha se masa synon "të huajt e dënuar me dëbim", të cilët do të dëboheshin nga Danimarka pasi të përfundonin dënimet e tyre.

Marrëveshja u mbështet nga disa parti në të gjithë spektrin politik përpara se të shpallej nga Ministria daneze e Drejtësisë

Madje së fundmi Kosova dhe Danimarka në parim kanë arritur marrëveshje për dhënien me qera të këtyre 300 qelive për të burgosurit.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, strehimin e të burgosurve të Danimarkës në Kosovë e quan punë pozitive, sepse sipas tij, kështu rritet edhe besimi, madje ndikon edhe tek shtetet tjera.

Tutje u shpreh se në këtë mënyrë hapen perspektivat që Kosova të bashkëpunoj me shtetet tjera.

“Marrëveshjen për marrjen me qira të qelive të Kosovës nga Danimarka për të strehuar të burgosur nga atje e shoh si një punë pozitive. Natyrisht se kjo ka ndikim edhe në raportet tjera me shtetet e ndryshme në botë. Besimi rritet, kështu dhe me këtë marrëveshje tregon Qeveria daneze besimin në shtetin e Kosovës. Këtej edhe të vetë organet e shtetit, sikundër janë burgjet në Kosovë. Kjo ndikon gjithashtu edhe te shtetet tjera në rritjen e besimit ndaj shtetit të Kosovës nga UE dhe më gjerë. Kështu fiton shteti ynë dhe hapet perspektiva për bashkëpunim në shtetet tjera, përveç me Danimarkën dhe në shumë fusha”, potencoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat