Analisti e përmend deklaratën e Giacobbe-s, ky ishte qëllimi për dialogun

Politika

Analisti e përmend deklaratën e Giacobbe-s, ky ishte qëllimi për dialogun

Nga: A.M. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:58
Nicholas Giacobbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se bisedimet Kosovë-Serbi do të përfundojnë gjatë qeverisës së tij katërvjeçare.

Opinionisti Ruzhdi Peçani, ka thënë se deklaratë të ngjashme të kryeministrit Kurti e kem dëgjuar edhe më herët.

Gjithashtu, ai e ka përmendur edhe një deklaratë të Kurtit, ku kishte thënë se nuk dihet nëse

“Deklarata të ngjashme nga Kurtit dëgjuam edhe pas takimit me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe. Giacobbe i kërkoi Kurtit që të kryhet marrëveshja përgjatë mandatit të tij.

Për një arritje të marrëveshjes brenda mandatit të tij,  Kurti kishte thënë edhe për RFE:  “Unë nuk mund të parashikoj me saktësi se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, Joe Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Europian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Beogradi””, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka rikujtuar edhe deklaratën e  të ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Këtë, se Marrëveshja me Serbinë duhet të kryhet brenda mandatit  të kësaj qeverie, pra e thekson në intervistat e dhëna edhe  z. Nicholas Giacobbe. Që me ardhje në krye të qeverisë qëllimi i z.Kurtit ka qenë që ta ndërpres praktikën e shkuar të dialogimit, dhe  që ngadalë, por sigurt, dialogu të formatizohej duke e  vendosur në binarët e duhur, e ato janë binarët e dy palëve të barabarta për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, dhe në qendër ta ketë njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Peçani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat