Kurti shfuqizoi vendimin e Mustafës / Juristi: PTK të shndërrohet në shoqëri aksionare

Politika

Kurti shfuqizoi vendimin e Mustafës / Juristi: PTK të shndërrohet në shoqëri aksionare

Nga: A.Z Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar sot vendimin e qeverisë së Isa Mustafës të vitit 2015 ku ishte kërkuar që të ekzekutohet dividenda nga PTK-ja në vlerën 30 milionë euro.

Dividenda nga 30 milionë euro është zbritur në 15 milionë me vendimin e ri të qeverisë.

“Shfuqizohet pjesërisht Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 17/20, i datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), ku vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000,00 € (tridhjetë milionë euro) né 15.000.000,00 € (pesëmbëdhjetë milionë euro). 2. Obligohet Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pér zbatimin e kétij Vendimi. 3. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se dividenta duhet të jepet në bazë vlerës së aksioneve, dhe është diçka që varet nga tregu.

Ai thekson se 30 milionë nuk kanë mundësi të realizohen sepse është shumë e madh.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas Kelmendit, këtu duhet të veprohet që PTK-ja me 49% të shndërrohet në shoqëri aksionare.

“PTK kërkohet që 49% të shndërrohet në shoqëri aksionare, dividenta jepet në bazë të vlerës së aksioneve që përcaktohen kryesisht nga gjendja ekonomike dhe fitimi. Ajo askund nuk është një çështje që varet nga qeveria. Varet kryesisht nga vlera e tregut. Dividenta prej 30 milion euro është shumë e lartë dhe nuk ka mundësi që të realizohet. Nuk dihet se çka është në fakt ajo. Si vlera prej 30 milionëve, ashtu edhe ajo prej 15 milionëve, është vlerë e paqartë ekonomike. Dividenta jepet në bazë të fitimit dhe vlerës së aksioneve në treg. Zbritja është e domosdoshme. Duhet këtu të veprohet që PTK-ja me 49% të shndërrohet në shoqëri aksionare. Duhet të iket nga dividenta e tillë”, tha ai.

Tutje, Kelmendi ka theksuar se 49% përcaktohet nga çmimi i PTK-së, dhe jepet vlera e aksionit, andaj edhe devidenta jepet në bazë të aksioneve.

Ai u shpreh më tej se nuk duhet të ketë shuma milionëshe, dhe sipas tij, nuk është e logjikshme caktimi i tillë i dividentes nga qeveria,

“Caktohet çmimi i PTK-së. Dhe në bazë të saj përcaktohet 49% për të dalë në aksione dhe jepet vlera e aksionit. Aksionet kërkohen të jenë në nivel që e përcakton tregu. Dividenta jepet në bazë të aksioneve dhe është e varur nga veprimtaria dhe produktivieti i vetë firmës në treg. Duhet çdo herë të kemi një gjendje stabile dhe natyrisht se dividenta jepet këtu për ata që kanë aksione. Nuk ka dividente tjetër. Por, jo në shuma me milionëshe. Zbritja nga qeveria është qesharake. Bazën e saj e cakton vetëm vlera në treg dhe puna e PTK-së në levrimin ekonomik. Por, nuk ka dividentë, pa patur aksione. Nuk ka logjikë financiare çështja e tillë e caktimit të dividentes nga qeveria. Duhet të pritet zhvillimi”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat