Sfidat e Qeverisë për zhvillimin ekonomik? Ekonomisti flet ndryshimet që priten të ndodhin në këtë vit

Politika

Sfidat e Qeverisë për zhvillimin ekonomik? Ekonomisti flet ndryshimet që priten të ndodhin në këtë vit

Nga: A.Z Më: 6 janar 2022 Në ora: 23:20
Qeveria e Kosovës

Kosova po e fillon vitin 2022 me shumë sfida të trashëguara.

Edhe pse ky vit i dyti me pandemi ishte më produktiv sa i përket veprimtarisë së bizneseve, rritja enorme e çmimeve, kriza energjetike dhe telashet tjera shkaktuan ankth të madh financiar.

Qytetarët e Kosovës kanë pritur një rritje të perspektivës ekonomike dhe një ulje të ankthit të tyre financiar gjatë vitit 2021. Kjo nënkuptonte, rritje të vendeve të punës, më shumë projekte kapitale, rroga më të mëdha, punë më të sigurta dhe kursime më më të larta.

Sipas Raportit të Progresit për vitin 2021, mjedisi i biznesit në Kosovë ka pasur pak përmirësim. Zhvillimi i sektorit privat mbetet i kufizuar nga ekonomia e përhapur informale.

Por, çfarë ndryshime priten në vitin 2022, e ka komentuar edhe ekonomisti Mustafë Kadriaj, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova i ka edhe pasuritë natyrore, por edhe fuqinë punëtore që janë parakusht për zhvillimin e ekonomisë, por megjithatë, sipas tij, këto kanë mbetur në rend të dytë për shkak të faktorit politik.

Image
Mustafë Kadriaj

“Vlerësoj që viti 2022 duhet të jetë vit i reflektimit, duke shpresuar që pandemia ngadal duhet të i mbetet të kaluarës, duke i dhënë hapësirë zhvillimit ekonomik dhe mirëqënies. Nëse marrim parsysh faktorët, vlërsoj që Kosova i ka faktorët potencial si pasurit natyrore dhe fuqinë punëtore, të cilat janë parakusht për zhvillim ekonomik, por jo domosdoshmërisht vendimtar. E them këtë për faktin që me këta faktor Kosova disponon në vazhdimësi, por faktori politik ka bërë që këto të mbesin në rend të dytë”, tha ai.

Tutje, ai ka shtuar se qeverisë i mbetet që t’i jape detyra vetës, me qëllim që të krijohen kushte të jetesës në Kosovë, por nëse nuk ka gatishmëri nga ana politike, të gjithë faktorët potencial do të shumëzohen me zero.

“Pra, i mbetet politikës njëherit qeverisë dhe legjislativit që t’i japin detyra vetës për t’i kthyer shpresen qytetarit me qëllim që të krijohen parakushte për jetesë duke bërë Kosovën vend për të jetuar, e cila do reflektonte në mos intersimin e fuqisë punëtore për të dalë jashtë vendit. Të gjithë faktorët potencial që i disponon Kosova do të shumëzohen me zero, nëse nuk ka gadishmëri nga ana e politikës për t’i kthyer shpresen qytetarit, përmes politikave zhvillimore në favorizimin e prodhuesit vendor dhe investitorëve të mundëshëm nga jashtë”, shtoi Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat