Kritikohen Borrell dhe Lajçak

Politika

Kritikohen Borrell dhe Lajçak

Nga: A.M. Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:14
Josep Borrell, Mirosllav Lajçak

Deklaratat e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak po kritikohen në Kosvës.

Këto deklarata dhe veprimet e Borrell -it dhe Lajçak-ut po cilësohen si anim për Serbinë.

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropian.

“BE-ja na ka ndihmuar, por me shumë na ka gënjyer, duke u thirrur në demokraci dhe në të njëjtën kohë duke na diskriminuar apo duke na trajtuar si shoqëri e klasit të fundit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se Borrell dhe  Lajçak po anojnë nga shteti Serb.

“Edhe Borrell edhe z. Lajçak me deklaratat dhe  veprimet e tyre po anojnë nga shteti Serb, duke bërë presion mbi qeverinë tonë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat