Lufta kundër korrupsionit po prish ‘folen’ e disa poltikanëve shqiptarë!

Politika

Lufta kundër korrupsionit po prish ‘folen’ e disa poltikanëve shqiptarë!

Nga: A.M. Më: 31 janar 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Kohët e fundit, kryeministri Kurti dhe kabineti i tij qeverisës kanë marrë kritika të shumta nga kundërshtarët politikë, në këtë rast partitë opozitare.

Opozita ka përdorur krizën energjetike si temë për ta akuzuar kryeministrin Kurti.

Derisa, krahas këtyre kritikave. vlen të theksohet se Kosova është ngritur në 17 pozita në Indeksin kundër korrupsionit.

Opinionisti Ruzhdi Peçani në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi sulmet që po i bëhen qeverisë Kurti nga partitë opozitare.

Fillimisht, ai u shpreh se subjektet e opozitës ende vazhdojnë të mbeten të pa reformuara, derisa tha se ishin po këto persona që përdorën fjalë fyese ndaj rivalëve politik.

“Partitë politike opozitare ishin dhe mbeten të pa reformuara. Këto me koalicionet e tyre në dhjetë vitet e fundit, kishin zënë edhe hapësirat që nuk u takonin. Elementet partokrate, në jetën politike të Kosovës, dominonin me shtetin dhe kishin kolonizuar të gjitha segmentet e shtetit.

Duhet të ua kujtojmë se po këta politikanë, kishin futur në vokabularin e tyre, dhe fjalët më të ulëta fyese dhe denigruese ndaj njëri tjetrit, grupit dhe oponentëve dhe rivalëve të tyre politik si (budalla, banda politike, Hitler, rrugaç, tradhëtar, kriminel, hajn,…) e çka jo tjetër. Të gjitha këto thuheshin publikisht, në seanca parlamentare dhe në medie”, deklaroi opinionisti.

Image
Opinionisti Ruzhdi Peçani

Po ashtu, Peçani kritikoi deputetët e PDK-së, Ardian Kastratin, Abelard Tahirin, Memli Krasniqin dhe deputetin e LDK-së, Arben Gashin.

Sipas tij, të gjitha epitetet denigruese që disa deputetë i bënë ndaj qeverisë dhe kryeministrit, kanë për qëllim që ta paraqesin atë si qeveri anti-amerikane dhe anti-NATO.

“PDK trumbetonte se tani do jetë lider i opozitës “konstruktive”! Vërtet mu si çakejtë, në mënyrë të personalizuar si kurrë më parë ndaj dikujt tjetër. Këta “çakej” Ardian Kastrati, Abelard Tahiri dhe Memli Krasniqi, po bashkë me Arben Gashin – deputetë “qenie njerëzore mes kafshëve dhe politikës”.

E gjithë kjo që bëjnë disa nga politikanët me fjalë dhe epitete denigruese ndaj njëri tjetrit, në veçanti pozitave të larta të shtetit, si absurd, në të cilat Qeveria e Kosovës – Kryeministri , paraqiten si negativ. Qëllim që kjo qeveri si “anti SHBA”, ”anti NATO” rrezikon ardhmërinë e vendit, është skajshmërisht e dëmshme. Këto, me pa dashje, janë futur në orbitën e luftës speciale që bënë Serbia ndaj Kosovës. kanë rënë me apo pavetëdije në spiralen, apo bëhen vegël e luftës hibride që Serbia, përmes shërbimeve të inteligjencës, po bënë drejt dhe brenda Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Në vazhdim, opinionisti e cilësoi opozitën si të papërgjegjshme, pasi ai beson se qeveria e tanishme nuk është fajtore për krizën energjetike, duke kujtuar disa nga asetet e privatizuar nga opozita.

“Kjo është opozita e papërgjegjshme që nuk bartë fare patriotizëm kushtetues, si pjesë institucionale kushtetuese që është. Kjo qeveri nuk mund të jetë përgjegjëse për tetë muaj qeverisje për krizën energjetike. Të kujtojmë se kjo opozitë, në qeverisjet e saja, bëri atë që në asnjë shtet nuk ndodhë të privatizohen asetet strategjike si: Rrjeti i shpërndarjes, aeroporti, telekomi, minerat dhe rrjeti i hekurudhave”, nënvizoi Peçani.

Më tej, ai përmendi përmirësimin e Kosovës dhe Indeksion e Korrupsionit, duke thënë se kjo gjë po i shqetëson strukturat e vjetra politike, pasi po prishet ‘foleja’ e tyre.

“Kjo opozitë nuk përkrah luftën kundër korrupsionit dhe vettingun. Kësaj opozite nuk i lë përshtypje, nga sindromi i urrejtjes, xhelozisë, egoizmit,.. që “brenda një viti Kosova qenka përmirësuar për 17 vende në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International”. Ky është një lajm fantastik për Kosovën! Lajm zhgënjyes për plaçkitësit e Kosovës. Dhe lajm dëshpërues për argatët publikë të plaçkitësve. Pjesa më e madhe e zhurmës që bëhet në Kosovë kundër qeverisë ka të bëjë me një shqetësim të strukturave të vjetra para politike dhe para mediale: shqetësimin se lufta kundër korrupsionit e prish folenë e tyre që e kanë ndërtuar qe 20 vite”, tha ndër të tjera opinionisti.

Në fund, Peçani potencoi se qytetarët e Kosovës nuk do të bien preh e lojërave të ndyta dhe do të qëndrojnë besnik ndaj qeverisë dhe presidencës.

“Kjo kastë politike opozitare e korruptuar të “vdes” për një titull si ky: "Albin Kurti duke e shitur Telekomin në një takim sekret në një bodrum të një restoranti në Shkup". Ose: "Video: Në këtë qytet bregdetar të Malit të Zi u bë dorëzimi i ryshfetit për tenderin XY".

Qytetarët e Kosovës, nuk do bien pre e lojërave të ndyta dhe të rrezikshme për vendin – do të qëndrojnë të palëkundur, duke pasur besim të plotë në institucionet shtetërore, presidencën dhe qeverinë”, përfundoi Ruzhdi Peçani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat