Kush e tradhtoi Policinë e Kosovës në veri?

Politika

Kush e tradhtoi Policinë e Kosovës në veri?

Nga: A.Z Më: 31 janar 2022 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Aksionet e policisë në Mitrovicën e Veriut në disa raste rezultuan të pasuksesshme pasi pati rrjedhje të informacioneve.

Inspektorati Policor po dyshon mund të ketë zyrtarë policorë të përfshirë në shpërndarje të informative.

Kështu e bëri të ditur Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i IPK-së, i cili tha se e dyshon se për këto informacione po dalin pasi para zhvillimit të aksioneve në atë pjesë po përfshihen agjenci të ndryshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se nëse operacioni dështon, atëherë pala tjetër ka qenë e informuar. Ai thekson se këtu ka nevojë të bëhet vettingu në polici, sepse jo çdo police është i ndershëm.

“Përderisa dështon një operacion, sigurisht se pala tjetër ka qenë e informuar paraprakisht, ndryshe operacioni do ishte i sukseshëm. Ka shumë policë që merren me punë të shit blerjeve të veturave, ka mundësi që të kenë bashkëpunim me ndonjë nga strukturat paralele, me këtë rast edhe mund të jenë informuar. Për këtë edhe duhet një hetim i gjerë për ta zbardhur të vërtetën e dështimit të aksionit në veri. Mbi të gjitha ka nevojë të bëhet vetting në polici, jo çdo policë është i ndershëm, kjo gjë ndikon negativisht në imazhin e policisë dhe në suksesin e tyre”, theksoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat