Çfarë pritet të ndodh me partitë politike pas deklarimit të financimit të tyre?

Politika

Çfarë pritet të ndodh me partitë politike pas deklarimit të financimit të tyre?

Nga: A.Z Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar Tryezën e Diskutimit me temën “Projektligji për financimin e partive politike: mundësi për të vendosur kontroll dhe transparencë financiare” në fillim të diskutimit GLPS theksoi se përkundër që korniza ligjore për financimin e subjekteve politike ekziston nga viti 2010 me plotësim ndryshimet në vitin 2012 dhe 2013, e njëjta është konsideruar e pamjaftueshme dhe joefektive edhe pas 12 viteve ndërsa problemet në financimin dhe auditimin e subjekteve politike veçsa janë rritur. 

Por për shkak të krizave politike, ndërrimit të shpeshtë të qeverive dhe ndonjeherë edhe mungesës së vullnetit politik ky projektligj ende nuk ka gjetur miratim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Lidhur me atë se sa është i nevojshëm një projektligj i till, analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ligjet për subjektet politike rregullojnë mënyren e financimit, si dhe raportimin për të ardhurat subjektive, andaj subjektet politike janë të detyruara të definojn ushtrimin e kontrollit financiar.

“Ligji nr. 03/L-174 Për financimimin e subjekteve politike dhe Ligji për plotsim ndryshimin nr. 04/L-058 rregullon mënyrën e përgjithshme të financimit duke filluar nga kushtet e financimit, administrimin, mbikëqyrjen, transparencën dhe raportimin për shpenzimin e pasurisë dhe të ardhurave të subjekteve politike në Republikën e Kosovës. Subjektet Politike janë të detyruara të definojnë në statut mundësinë e ushtrimit të kontrollit të brendshëm financiar të tyre dhe, me qëllim të luftimit të praktikave korruptive dhe ngritjes dhe forcimit të menaxhimin financiar dhe transparencës, subjektet politike duhet të zhvillojnë mekanizmat e kontrollit të brendshëm financia”, tha ai.

Tutje ka shtuar se disa subjekte politike kanë transparence, ndërsa një pjesë tjetër jo, por sipas Ahmetit, ka elemente që i bashkon këto subjekte në keqpërdorimin e parasë.

“Është e palogjikshme dhe jo etike të futën gjitha subjektet politike me një thesë. Një pjesë e subjekteve politike kanë transparëncë dhe llogaridhënie të pjesshmë, kurse pjesës tjetër ju mungon tërsisht. Në vija të trasha nuk mundë të themi se kanë një emërues të përbashkët të gjitha subjektet poltike, por ka elemente që i bashkon të gjitha subjektet politike në keqpërdorimin e parasë publike. Mund të arrijmë në konkluzion se nuk kemi transparencë dhe llogaridhënie të mjaftushme, duhet kohë dhe përkushtim i subjekteve politike për të respektuar ligjin në fjalë”, shtoi Ahmeti.

Më tej ka theksuar se rruga më e mire për t’i vendosur deputetët në binarë është vetëm përmes rrugëve ligjore.
Ahmeti tha tutje se subjektet politike duhet të kenë një auditim, me ç’rast do të dilnin në pah të gjitha keqpërdorimet e tyre.

“Disiplinimi i subjekteve politike mundë të ndodhë vetëm përmes rrugëve ligjore, duke përdorur masa ndëshkuse konform ligjit. Kjo është rruga më e mirë që subjektet politike mundë t’i vendosë në binarë ligjorë. Nga vetë fakti i mos raportimit konform ligjit është për të dyshuar se subjektet politike janë të financuara në mënyrë ilegale, duke e shkelur ligjin në mënyrë tinëzare. Subjektet politike duhët të kenë një auditim i cili do qitke në pah keqpërdorimet e mundshme të tyre e pastaj institucionet e drejtësisë të merren me rastet në fjalë dhesubjektet që keqpërdorin paranë publike të ndëshkohen konform dispozitave ligjore”, përfundoi Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat