Ky është fajtori për mos liberalizim/Krasniqi tregon “lojën” që mund të përdoret

Politika

Ky është fajtori për mos liberalizim/Krasniqi tregon “lojën” që mund të përdoret

Nga: G.B Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:03
Ilustrim

Kosova vazhdon të jetë e vetmja që nuk gëzon liberalizimin e vizave, derisa qytetarët e saj ende vazhdojnë pritjet e gjata para ambasadave.

E shumë shtete kanë hezitimet e tyre për Kosovën, ndërsa që politikanët në Kosovë dhe politikanë të shumtë evropianë deklarojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Por, pse nuk po ndodhë kjo ende dhe kur mund të pritet liberalizimi?

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova është diskriminuar nga BE për shkak të klasës politike të korruptuar që ishte.

“Në jemi diskriminuar nga BE-ja për shkak të klasës politike që kemi pasur, e cila ishte e korruptuar dhe shumë e papërgatitur në politikën e jashtme, e cila në vend që t'i lehtësojë punët për përfitimin e liberalizimit të vizave ajo vetëm sa i ka pështjelluar dhe i ka ndërlikuar ato”, është shprehur ai.

Image
Islam Krasniqi

Sipas Krasniqit, tani BE nuk ka kohë të merret me liberalizim për Kosovën dhe madje shton se ajo mund të luajë lojë lidhur me liberalizimin e ta përdor për asociacionin.

“Tani BE-ja nuk ka kohë të merret më këtë proces, pasi që tani është në luftë me pandeminë. BE-ja është dinake, di të luajë lojë në kurriz të Republikës së Kosovës, e që është frikë të mos na kushtëzojnë me krijimin e Asociacionit sepse presioni i tyre tani ka prekur në gozhdë dhe s'po mund të lëkundë qëndrimin e qeverisë sonë”, ka vlerësuar analisti.

Ai thotë se nuk mund të dihet një datë se kur mund të ndodhë liberalizimi, derisa nga BE nuk ka gatishmëri për këtë, ndërsa që shton se Lajçak mund të ndikojë që ta shtyjë përpara këtë proces.

“Andaj tani nuk mund të themi asgjë për një datë sepse ata që jepnin data e premtime u harruan ato, e që edhe BE-ja s’ka gatishmërinë për një gjë të tillë dhe se krejt varet nga vullneti i tyre e që përfaqësuesi i BE-së z. Lajçak mund të shtyjë këtë proces përpara duke kërkuar nga BE-ja që të marrin seriozisht çështje e vizave për Kosovën”, ka deklaruar Islam Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat