Serbia është ende agresore, gjithmonë është e njëjtë

Politika

Serbia është ende agresore, gjithmonë është e njëjtë

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 20 shkurt 2022 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Trysnia për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, po rritet ndaj institucioneve të Kosovës. Ndërkohë, opozita, pas miratimit të rezolutës së Kuvendit, muajin e kaluar për ndalimin e mbajtjes së referendumit, po këmbëngulë që mos të lejohet as mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë.

Të shtunën këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se kishte pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai gjatë bisedës ka theksuar se qëndrojnë në mbështetje të plotë dhe të palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Por, temë e bisedës siç thekson ai ishin zgjedhjet në Serbi, të cilat do të mbahen më 3 prill.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kanë pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht”, ka shkruar Chollet.

Por, a duhet lejuar të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës?

Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë nuk duhet lejuar në Kosovë.

Kelmendi: Zgjedhjet serbe nuk duhet të organizohen nga Republika e Kosovës

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat