Kurti i ‘gjunjëzoi’, opozita i ‘hakmerret’ në mënyrë të gabuar – kjo kushton!

Politika

Kurti i ‘gjunjëzoi’, opozita i ‘hakmerret’ në mënyrë të gabuar – kjo kushton!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 21 shkurt 2022 Në ora: 11:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Duke shënuar një përvjetor të rëndësishëm si ai i Pavarësisë së Kosovës, me 14 shkurt në Kuvendin e Kosovës u mbajt një seancë solemne.

Fjalimin hapës të kësaj seance e bëri presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kur çdo gjë dukej se po shkonte në rregull në një seancë të rëndësishme si kjo, partitë opozitare bënë një veprim që i befasoi të gjithë.

Ato u treguan mospërfillëse dhe mos respektuese ndaj kryeministrit Albin Kurti, por edhe më keq ndaj shënimit solemn të 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kur gjatë fjalimit të tij e braktisën duke u larguar nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat