Arrestimet për fajde/ Juristi thotë se keqbërësit e quajtur politikanë po kursehen nga drejtësia

Politika

Arrestimet për fajde/ Juristi thotë se keqbërësit e quajtur politikanë po kursehen nga drejtësia

Nga: A.Z Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Në kuadër të aksioneve të shumta deri më tani nga ana e Policisë së Kosovës, kundër krimit të organizuar, sot u zhvillua një aksion për fajde, me ç’rast u arrestuan 17 persona.

Prokuroria e çështjes, nga departamenti për krimet e rënda, Sahide Gashi ka treguar se me këtë rast janë ngrirë pasuri mbi 5 milionë euro.

“Hetime disa mujore dhe pas aksionit pas kontrollit dhe sekuestrimit të kryer nga drejtoria e për hetime e krimit të organizuar në Prishtinë. Kjo prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona të dyshuar për vepër penale për fajdes dhe detyrimit si dhe me ç’rast janë ngrirë pasuri të cilat janë përllogaritur gjerë në këtë fazë që tejkalon shumën prej 5 milionë euro.

Pas marrjes së informatave në fillim të nëntorit të 2021 ku sipas këtyre informatave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale, kryeprokurori ka formuar një ekip hetues dhe kemi filluar hetimet zyrtare”, t
regoi ajo.

Lidhur me këtë, juristi “Blerim Burjani”, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se kjo është pozitive, por kjo nuk po ndodh me njerëzit e politikës që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Burjani shtoi se në politikë, prokuroria asnjëherë nuk ka vepruar në raste të tilla, pra rastet e tyre janë të paprekura.

“Kjo është pozitive, por kjo nuk po ndodhë me keqbërësit që po quhen politikanë, deri më tash askush nga njerëzit e politikës të përfshirë në korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtar duke punësuar njerëz të afërt e familjar mjafton të përmenden disa nga rastet që të gjithë çështja rastit toka, Pronto, rasti stenda, rasti i zhvendosjes së banorëve të Hades, rasti i privatizimit. Prokuroria ndaj rasteve inividuale me qytetar të rëndomtë ka vepruar gjithmonë, por, nuk ka vepruar në rastet e tjera dhe sot exofficio nuk ngrit hetime ndaj rasteve politik. Rastet e njerëzve nga politika janë të paprekura, pra ku është në këto raste Prokuroria dhe gjyqësia”, ka deklaruar Burjani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat