Krasniqi: Të mobilizohemi në mbrojtje të atdheut/ Ja çfarë është e gatshme të bëjë Serbia për inskenimin e situatave të paqena

Politika

Krasniqi: Të mobilizohemi në mbrojtje të atdheut/ Ja çfarë është e gatshme të bëjë Serbia për inskenimin e situatave të paqena

Nga: M.L. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 21:59
Gani Krasniqi

Policia e Kosovës dy ditë më parë ka arrestuar tre shtetas të Serbisë të cilët erdhën në Prishtinë për të blerë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat do t`i përdornin për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës.

Qëllimi i tre shtetasve serbë, D. Dolaseviç, V.Jankoviç dhe D. Dolaseviç, dështoi pasi ata u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Mirëpo, të njëjtit u liruan nga Prokuroria në Mungesë provash. Lidhur me këtë ngjarje është raportuar se Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.

Kjo ka zgjuar edhe reagime të shumta në opinion, sidomos duke marr shkas krizën në Ukrainë.

Gazeta “Bota sot” për këtë temë ka biseduar me Gani Krasniqin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së.

Krasniqi ka thënë se Serbia jo vetëm emblemat e UÇK-së, por çdo gjë që i duhet për qëllime dashakeqe, ka mundësitë për t'i prodhuar brenda saj, kur dhe ku të dojë dhe për t'i futur brenda në Kosovë pa ndonjë telashe!

Edhe pse, kufijtë e Republikës së Kosovës janë të garantuar nga KFOR-i. Edhe sikur të mos ishte sulmi agresiv i Rusisë, mbi sovranitetin e Ukrainës,me makinerinë më gjakatare, duke mos kursyer as shkolla e spitale; as vendbanime e qytetarë të pafajshëm,në mesin e tyre edhe pleq e fëmijë! Aq më pak, kur kjo që është duke ndodhur sot në Ukrainë, nga Putini këtë e kemi përjetuar edhe ne, jo më larg se dy dekada,nga vëllai biologjik dhe ideologjik tij!

S'e besoj dot, që sot ka shqiptarë, të kudondodhur të sillet, sikur asgjë s'është duke ndodhur rreth nesh! Jo vetëm emblemat e UÇK-së, por çdo gjë që i duhet Serbisë për këto qëllime, ka mundësitë për t'i prodhuar brenda saj, kur dhe ku të dojë dhe për t'i futur brenda në Kosovë pa ndonjë telashe!”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka rikujtuar se sa është i kontrollueshëm kufiri në pjesën veriore të Kosovës.

Këtë të gjithë ne e dimë, sa është i kontrollueshëm kufiri në pjesën veriore të atdheut tonë. Siç është e ditur, për qarkullimin e trenit, tri herë në ditë, në relacionin Mitrovicë- Kralevë dhe anasjelltas, pa ndonjë kontroll, as formal!

Gjithashtu, është më së e ditur edhe për atë, se si është bërë “integrimi” i Rojave të Urës, brenda Policisë së Kosovës! “, ka potencuar Krasniqi.

Sipas tij, jo vetëm Institucionet e Sigurisë; jo vetëm në këtë kohë të pakohë, por çështja e sigurisë së vendit është detyrim i secilit qytetarë përherë dhe në çdo kohë.

“Kësaj i detyrohemi, jo vetëm për sakrificat e shumë brezave; as vetëm për gjeneratat pasardhëse e të ardhmen e tyre më të lumtur, por edhe për t'u dëshmuar para botës së qytetëruar, se ne meritojmë, dimë, duam, guxojmë dhe mundemi, jo vetëm të jemi zot të vetëvetes,por mund të jemi të dobishëm edhe për të tjerë.

Vetëm aj popull që nderon sakrificën dhe të kaluarën e tij të lavdishëm,dëshmon dhe meriton të quhet i qytetëruar dhe e ka sigurt të ardhmen e tij”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat