Flasin ekspertët/ Ja pse Kosova nuk mund ta mbyllë hapësirën ajrore për Rusinë

Politika

Flasin ekspertët/ Ja pse Kosova nuk mund ta mbyllë hapësirën ajrore për Rusinë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 13 mars 2022 Në ora: 08:17
Foto ilustrim/ Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Situata e krijuar se fundmi me luftën në Ukrainë ka bërë që edhe Kosova të mobilizohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kështu pas themelimit të Fondit të Sigurisë, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se kanë kërkuar nga NATO-ja mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë.

“Kemi kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë. Komandanti i KFOR-it ka thënë se KFOR-i së bashku me NATO-n janë duke e shqyrtuar këtë kërkesë tonën. Na është premtuar nga KFOR-i dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se këtë kërkesë tonën do ta marrin seriozisht”, kishte deklaruar ministrja Gëvalla.

Mirëpo, kjo kërkesë e Kosovës u refuzua nga NATO-ja.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, kishte deklaruar një zyrtar i NATO-s.

Hapësira ajrore e Kosovës kontrollohet nga Hungaria, shtet ky i cili ka mbajtur qëndrime hezituese sa i përket sanksionimit të Rusisë.

Po ashtu Hungaria në kundërshtim me kërkesën e Kosovës, nuk po e mbyllë hapësirën ajrore për Rusinë dhe kompanitë ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat