Nga kush varet anëtarësimi i Kosovës në NATO?

Politika

Nga kush varet anëtarësimi i Kosovës në NATO?

Nga: G.B Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustruese

Një grup punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO është themeluar së fundi nga Qeveria.

Ky është themeluar derisa anëtarësimi i Kosovës në NATO shihet urgjente.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se grupi ka objektiv kryesor avancimin e procesit të integrimit në NATO, fuqizimin e pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimin me aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Image
Islam Krasniqi

Ndërsa, duke folur për këtë çështjen, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk beson që do të ketë ndikim të madh.

“Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim të madh ky grup të cilin e ka themeluar qeveria sepse ne duhet së pari ta rregullojmë diplomacinë, sepse jemi pak të mangët në këtë aspekt, sepse tani ka qenë koha për lobim duke e shfrytëzuar gjendjen aktuale në mes të Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, duhet të ketë ekspertë që të lobojnë për anëtarësim në NATO, derisa shton se kjo varet edhe nga SHBA-të.

“Ky komision duhet të ketë ekspertët të cilët kanë aftësi që të punojnë në lobimin në NATO, por kjo çështje varet nga SHBA-të, ata janë që vendosin dhe thonë së tani është koha për NATO e që kjo qeveri jo që ka pasur ndonjë marrëdhënie të mirë më ta për të kërkuar më sy hapur që të aprovohet kjo kërkesë e tillë. Andaj ky grup nuk besoj që ka ndikim në këtë drejtim, sepse SHBA-të i dinë kapacitetet tona dhe përgatitjet ushtarake që kemi ne dhe s'mund të dalim nga kornizat e tyre pavarësisht dëshirës tonë”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat