Shansi i artë i Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Europës / Shqiptarët të drejtat e tyre mund t’i fitojnë edhe në Strasburg

Politika

Shansi i artë i Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Europës / Shqiptarët të drejtat e tyre mund t’i fitojnë edhe në Strasburg

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 mars 2022 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova është përballur me një proces të gjatë në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kritere të shumta i janë paraqitur shtetit në këtë drejtim nga Bashkimi Evropian, shumica prej tyre janë përmbushur, por ëndrra e qytetarëve për perspektiven evropiane vazhdon të mos realizohet.

Ndonëse, liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur ende, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë sivjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s. Ne jemi në kontakt me shtetet mos-njohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO – Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania – e edhe Qipro, që është pjesë e Bashkimit Evropian, por jo edhe e NATO-s”.

Ai ka shfaqur shpresën që gjatë këtij viti këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohen shumicës së vendeve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

Por, si komentohet hapi që pritet të ndërmarr Qeveria në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat