Nuk është as Kosova, as Shqipëria – ky është vendi më i rrezikuar në Ballkan nga lufta Rusi-Ukrainë

Politika

Nuk është as Kosova, as Shqipëria – ky është vendi më i rrezikuar në Ballkan nga lufta Rusi-Ukrainë

Nga: A.M Më: 25 mars 2022 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Janë bërë një muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kur presidenti rus Vladimir Putin vendosi ta pushtojë atë.

Kjo luftë ka shkaktuar frikë te shumë shtete evropian dhe botërore, ku madje edhe nuk u përjashtua mundësia për fillimin e ndonjë luftë të re në ndonjë shtet tjetër, të inicuar nga presidenti Vladimir Putin.

E në këtë rast, u përmend edhe mundësia e nisjes së një konflikti të ri Serbi-Kosovë, pasi dihet se shteti serb merr direktivat nga Rusia dhe e ka përkrahur luftën e saj në Ukrainë.

Kurse, në lidhje me zhvillimet e fundit në luftën Ukrainë-Rusi dhe ndikimin e saj në shtetet shqiptare, për gazetën “Bota sot” foli ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Image
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Fillimisht, ai u shpreh se lufta në Ukrainë është një kërcënim pëe të gjithë Evropën, e nga ky konflikt natyrisht që janë të rrezikuara edhe dy shtetet shqiptare.

“Konflikti në Ukrainë paraqet një kthesë rrënjësore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Si i tillë, ai përbën kërcënim për paqen në Europë dhe më gjerë. As Shqipëria, as Kosova nuk mund të jenë të imunizuara ndaj rreziqeve që burojnë nga ky konflikt. Gjithsesi, qenia e Shqipërisë në NATO dhe prania e bazës amerikane Bondstill dhe prania e trupave të KFOR-it në Kosovë ofrojnë garanci sigurie për dy vendet tona”, deklaroi ish-ambasadori shqiptar.

Krahas kësaj, Lauka vlerësoi se shteti më i rrezikuar në rajonin e Ballkanit nga lufta në Ukrainë është Bosnja dhe Hercegovina. Ai përmendi edhe aleancën e Dodikut me Putinin dhe Vuçiqin.

“Pas agresionit rus në Ukrainë kemi një riaktivizim të forcave nacionaliste në Serbi dhe prej atyre mund të pritet gjithçka. Megjithatë, në gjykimin tim, hallka më e dobët e sigurisë ballkanike është Republika Srpska, ku Dodikun dhe aleatët e tij, Putinin dhe Vuçiqin i bashkon vullneti politik për destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës dhe të krejt rajonit”, potencoi ish-ambasadori Islam Lauka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat