Krasniqi: Qeveria Kurti duhet të përkushtohet në politikën e jashtme

Politika

Krasniqi: Qeveria Kurti duhet të përkushtohet në politikën e jashtme

Nga: A.M. Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:20
Albin Kurti

Më 22 mars 2021 erdhi në pushtet Qeveria e udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur sfidat të cilat është përballur qeveria Kurti II.

“Puna një vjeçare e qeveris Kurti ka qenë shumë e ngarkuar me shumë sfida të ndryshme, siç ishte fillimi me pandeminë, e cila doli nga binaret, pastaj tash ditëve të fundit lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës, e cila e rëndoi (zbrazi) shumë shportën e qytetarit”, thotë ai.

Image
Islam Krasniqi

Po ashtu, Krasniqi ka përmendur disa nga dështimet e kësaj Qeverie.

“Si dështim mund të marrë politikën e jashtme, ku sistemi diplomatik i Republikës së Kosovës ka qenë krejtësisht jashtë lojës, duke vepruar sikur të ishte lojë, që nga fillimi apo pikënisja e kësaj qeverie, saktësisht që nga pjesëmarrja e ministres së Punëve të Jashtme në OKB, ku nga goja e saj dolën fjalë që nuk duhet të diskutohen asnjëherë, pastaj shkarkimet e ambasadorëve dhe moszëvendësimi i tyre për një kohë të gjatë, lobimi për njohje të reja, huqja e shpeshtë me flamuj të shteteve mike, etj., etj”, vlerëson ai.

Po ashtu, ai i ka numëruar disa nga sukseset e Qeverisë Kurti, ku në to përfshihet lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, reciprociteti për targa me Serbinë e tij.

“Po ashtu edhe sukseset nuk mungojnë zakonisht e ka ngritur vendin në pasqyrat ndërkombëtare në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në rritjen ekonomike, ka rritur pensionet. Sukses tjetër ishte edhe reciprociteti për targa me Serbinë, gjë që qeveritë e tjera nuk e bënë më parë. Sukses tjetër është edhe themelimi i fondit të sigurisë, i cili po mbushet me vullnet nga qytetarët”, thotë Krasniqi.

Po ashtu, ai e ka cilësuar si sukses të madh ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Si një sukses të madh mund të marrim edhe moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, ku ka pas shumë zëra nga zyrtarë me akuza të ndryshme, për këtë veprim, duke e akuzuar qeverinë Kurti, e që doli shumë i suksesshëm, dhe si sukses shpresojmë të jetë edhe moslejimi i zgjedhjeve të Serbisë në vendin tonë”, deklaroi ai.

Krasniqi dha edhe një sugjerim për Qeverinë Kurti. “Qeveria Kurti II duhet të përkushtohet në politikën e jashtme më shumë që ti shtyjë proceset, duke e shfrytëzuar këtë kohë, sepse ndoshta mund të jetë rasti për vendin tonë”, thotë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat