As Eliza, e asnjë deputetë nuk mund ta krahasojë qeverinë Kurti me qeverisjen korruptive të PDK-së

Politika

As Eliza, e asnjë deputetë nuk mund ta krahasojë qeverinë Kurti me qeverisjen korruptive të PDK-së

Nga: A.Z Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:47
Qeveria Kurti

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se qeveria Kurti jo vetëm që nuk ka bërë progres në asnjë fushë, por ka pasur stagnim të plotë deri në shkallën që të rinjtë të mos shohin më asnjë perspektivë dhe të ndjekin dyert e ambasadave për një të ardhme më të mirë.

“Qeveria ka dështuar në zbatimin e një vizioni për zhvillimin ekonomik, nuk ka krijuar klimë për investime të huaja. Nuk ka pasur vit më të brishtë për investime. Qeveria ka qenë refuzuese ndaj projekteve investuese siç ishte rasti me gazin amerikan. Qeveria ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Hoxha.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se është e palogjikshme të krahasohet qeveria Kurti me qeverisjen korruptive të PDK-së, madje ai thotë se, viti i pare i kësaj qeveria ka për qëllim rimëkëmbjen, por përveç kësaj është përballur edhe me pademinë.

Image
Sulejman Mehazi

“Nëse Albin Kurtit gjatë qeverisjes së tij njëvjeçare nuk ka bërë progres në asnjë fushë, atëherë e pyesim deputeten e PDK-së, Eliza Hoxhën, se çfarë progresi ka bërë partia e saj e PDK-së në Kosovë gjatë qeverisjes njëzetvjeçare? Të krahasohet njëvjetori i qeverisjes pandemike globale të Kurtit me qeverisjen korruptive njëzetvejeçare të PDK-së është palogjikshme, pa farë argumentesh politike. Qeveritë mund të krahasohen me rritjen e zhvillimin e fëmijëve, viti i parë i qeverisjes së LVV-së e ka kuptimin dhe qëllimin e rimëkëmbjes, mirëqenies ekonomike, megjithatë para këtyre proceseve më i rëndësishmi për qeverinë e Kurtit ka qenë shëndeti i qytetarëve, nga gjëma globale e pandemisë, koronavirusit që sulmonte fshehurazi tërë botën e jo më Kosovën”, thotë ai.

Tutje u shpreh se qeveria Kurti deri më tani është marrë me zhdukjen e korrupsionit të qeverive paraprake, me ç’rast Mehazi i quan qeveri të oligarkëve, qëllimi i të cilëve ishte të pasuroheshin vetë, por jo qytetarët.

"Vetëm Qeveria e Kosovës ka pasur halle të mëdha krizash shëndetësore, ekonomike e sociale, po këto minuse qeverisëse gjatë pandemisë i kanë përjetuar e pësuar edhe shtetet më të fuqishme SHBA-ja e BE-ja. Ia bëjmë me dije deputetes, Eliza Hoxhës, se progresi më i madh i qeverisë dymbëdhjetë muajshe të Albin Kurtit ka qenë zhdukja e korrupsionit nga zhvatësit e qeverisë paraprake, që pamëshirshëm plaçkitën shtetin duke u bërë milionerë, qe një vit Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin është qeveri e qytetarëve të Kosovës, ndërsa partia e Eliza Hoxhës në qeveri ishte e oligarkëve: "Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e të tjerë, dhe qëllimi i partive oligarkike ishte që sa më shumë të pasurohen vetë e jo qytetarët e Kosovës. Kosova për oligarkët e partisë së Hoxhës ishte plaçkë shkëmbimesh territoresh, kurse për LVV-në e Albin Kurtit Kosova është mall kushtetues e juridik shtetëror që duhet ruajtur e kultivuar”, shtoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat