“Nuk arsyetohet heshtja e Ramës”, analisti tregon se si duhej të vepronte kryeministri shqiptar

Politika

“Nuk arsyetohet heshtja e Ramës”, analisti tregon se si duhej të vepronte kryeministri shqiptar

Nga: G.B Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:22
Edi Rama dhe Zoran Milanoviç

Shumë falënderime u bënë ndaj presidentit kroat Zoran Milanoviç, i cili kërkoi që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

Këtë e bëri në samitin e NATO-s në Bruksel javën e kaluar, ku liderë nga 30 vendet anëtare të aleancës u mblodhën për të diskutuar për pushtimin rus të Ukrainës.

Ai ka propozuar që Kosova të bëhet anëtare e Aleancës Atlantike, derisa ka thënë se “askush nuk e përmendi Kosovën, as Serbinë”.

“U përmend rajoni, Bosnja dhe Hercegovina si një vend që është gjoja e rrezikuar, por askush nuk përmendi Serbinë dhe Kosovën. Serbia pas pak ditësh ka zgjedhje dhe kam përshtypjen se është në krizë identiteti për një kohë të gjatë. Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq.

Në anën tjetër, edhe pse ishte pjesëmarrës në këtë Samit, njësoj si presidenti kroat nuk kërkoi për Kosovën kryeministri Edi Rama dhe as nuk iu bashkua propozimit të tij.

Kjo nuk kaloi pa kritika.

Image
Islam Krasniqi

Lidhur me këtë, duke folur për gazetën “Bota sot”, analisti Islam Krasniqi tha se nuk duhet të ketë dyshim në kërkesën e Shqipërisë për Kosovës por që Rama është dashur të deklarohet pasi do të shtonte poena në këtë proces.

“Kërkesa e Shqipërisë dihet haptazi nuk duhet të dyshohet në atë proces, por nuk mund edhe të arsyetohet heshtja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cila do të shtonte poena në këtë rrugëtim. Kryeministri shqiptar është dashur që të mbështetë deklaratën e kryeministrit kroat, e që edhe presidenti turk ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO, sepse të gjithë e dinë se me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO do të mbyllen të gjitha rrugëtimet për një konflikt të ri, konflikt që Serbia ëndërron dhe mundohet përmes strukturave paralele të destabilizojë, nëse mund ta quajmë terë Ballkanin”, ka vlerësuar analisti.

Sipas tij, për anëtarësim në NATO, institucionet e Kosovës duhet të punojnë sa më shumë dhe ta kërkojnë anëtarësimin.

“Institucionet tona duhet të punojnë në këtë drejtim duke bërë presion dhe duke kërkuar që sa më shpejt të ndodhë një gjë e tillë, e cila do të ishte në interes të të gjithëve”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat