Vjen alarmi për Kosovën pas futjes së Milan Radoiçiqit në veri – paralajmërohet destabilizimi i situatës

Politika

Vjen alarmi për Kosovën pas futjes së Milan Radoiçiqit në veri – paralajmërohet destabilizimi i situatës

Nga: N. Sh. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 17:37
Milan Radoiçiq

Kryekrimineli i veriut, serbi Milan Radoiçiq, është lajmëruar nga pejsa veriore e Kosovës.                                

Edhe pse është në Listën e Zezë të ShBA-ve dhe i kërkuar nga Prokuroria e Kosovës, Radoiçiq nuk është penguar nga askush për t’u lajmëruar nga veriu.

Përmes një video Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe dhe i kerkuari nga Prokuroria e Kosovës për së paku, aq sa dihet në publik, rastin “Brezovica” thotë se është në Mitrovicën e Veriut.

“Edhe pse shqiptarët mendonin se mund ta ndalonin qëndrimin në mesin e popullit serb në Kosovë, kete nuk mund ta bejne” thotë ai.

Në këtë video, ai ka dërguar një mesazh të fortë për serbët në Kosovë.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb sapo ka filluar. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të them vetëm, dhe të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse atje nuk ka kthim nga këtu. Rroftë Serbia”, tha ai.

Për këtë video mesazh të Radoiçit ka folur njohësi i çështjeve politike, prof. Sulejman Mehazi.

Ai thotë se veriu i Kosovës është nën sundimin e Aleksandër Vuçiqit.

“Se Veriu i Kosovës që sot e kësaj dite është nën ndikimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vërehet me video-mesazhin kërcënues të nënkryetarit kriminel të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili jo që kërkohet nga policia e Kosovës, por për shkak krimeve është në listën e zezë të SHBA-ve. Krimineli serb, Radoiçiq, për shkak neglizhencës së policisë së Kosovës nga Leposaviqi jo që provokon qeverinë e Kurtit, se ai është në Kosovë, por dhe ju lavdërohet serbëve brenda Kosovës se "është kthyer" e se kthyerja e tij ka domethënien e mbrojtjes me armë”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, video-mesazhi i tij tregon se është nën mbrojten e Vuçiqit e se me mision urdhërues të presidentit të Serbisë është  "kthyer" për të destabilizuar Kosovën.

“Video-mesazhi i Radoiçiqit tregon se qeveria e Kurtit nuk e ka nën kontrollon kokën e së keqes dhe të krimeve serbe në Kosovë, se  koka e së keqes që mund ta destabilizojë Kosovën është mbi qeverinë e Kosovës dhe se kjo koke krimiele në bashkëpunim me disa biznismen shqiptare e kontrollojnë qeverinë e Kosovës. Detyra parësore e policisë dhe qeverisë së Kosovës është që ndaj kësaj koke së të keqes të jetë e ashpër, sa nuk është vonë, Radoiçiqit duhet ndejtur përpara për ta kontrolluar e për t'ia prerë kokën, nëse jo atëherë e keqja e Radojçiqit me kriminelët tjerë: Zvonko e Zharko Veselinoviq, Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq në bashkepunim me disa shqiptarë mund t'ia presin kokën qeverisë së Kosovës së Albin Kurtin”, thotë ai.

Siaps tij, e keqja e Millosheviqit ka qenë Arkani, e keqja e Vuçiqit në Kosovë është Radoiçiqi.

“Nëse e keqja e Radoiçiqit nuk luftohet ashpër Kosova kurrë nuk do jetë e lirë dhe sovrane, por me probleme të mëdha serbe”, përfundon Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat