Vjen paralajmërimi nga SHBA-ja: Kryekrimineli Radoiçiq është i deleguari i Vuçiqit për të krijuar trazira në Kosovë

Politika

Vjen paralajmërimi nga SHBA-ja: Kryekrimineli Radoiçiq është i deleguari i Vuçiqit për të krijuar trazira në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:35
Aleksander Vuçiq dhe Milan Radoiçiq gjatë një konference në Serbi

Kryekrimineli serb Milan Radoiçiq, këto ditë është shfaqur me një video nga veriu i Kosovës.

Edhe pse është i kërkuar nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës, Radoiçiq me anë të një videomesazhi ka treguar se po qëndron në Kosovë.

Pas shfaqjes së tij, kanë vërshuar reagimet në Kosovë e Serbi.

Autoritetet në Kosovë kanë treguar se ende është në fuqi urdhër arresti ndaj ti.

Ardhja e Radoiçiqit në verit po vlerësohet si kërcënim për veriun.

Njohësi i çështjeve politike, prof. dr. Binak Maxharraj thotë se Radoiçiqin e solli presidenti serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë për të krijuar trazira.

Mirëpo, sipas tij, këtë e ka problem ta bëjë pasi që nuk ësht ëi lirë që të sillet në veri të cilën tani e kontrollon qeveria e Kosovës.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, përveç ardhjes së Radoiçiqit në Kosovë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku e vlerëson si të imponuar nga BE-ja dhe për 11 vjet dialog nuk është arritur gati asgjë.

“Për 11 vjet në dialog Kosova pësoi humbje nga Serbia, sepse lejoi që të nëshkruhën Marrëveshje të dëmshme për Kosovën, siç është Asociacioni një etnik antikushtetues që Isa Mustafa ia la si kopil te dera Albin Kurtit që të merret me të. Për 11 vjet dialog midis Kosovës dhe Serbisë, BE mandatoi si ndërmjetësues të papërshtatshëm për Kosovën qe ishin gati te gjithë pro-ruso-serb, që ishin të gatshëm edhe ta dëmtojnë Kosovën, duke filluar me Mogherinin, Borellin dhe Lajçak te cilët ashiqare ia mbanin anën Serbisë. Pëe 11 vjet dialog midis Kosovës dhe Serbisë, as vet BE nuk dinte se çka po kërkon nga dialogu pos asaj “arrijtjes se një marrëveshje ligjërisht të pranueshme””, thotë Maxharraj.

Ai thekson se, për këto vite të dialogut, BE nuk pati guximin e as kurajon të shprehet se qëllimi i fundit i ndonjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke, nëse mungon kjo, atëherë për çfarë të dialogohet?

“Por ishte e vetme Administra e presidentit të ri, Joe Biden e cila hapatas dhe qartë ia bëri më dije Serbisë që duhet të këtë njohje reciproke me rastin e nënshkrimit të marrëveshjës përfundimtare. Këtë Administrata Biden ia ka përseritë disa herë Serbisë përmes emisarëve te vet të angazhuar për Ballkanin Perëndimor. Por, pas 11 vjetëve dialog të kot midis Kosovës dhe Serbisë sot ndryshoi diçka në BE, kur parlamenti i Evropës (PE) nxori rezolutën në të cilën kërkohet njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë në marrëveshjën përfundimtare (sic). Por, njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran e kërkoi i vetmi lider deri më tani ishte Koncelari Shulc i cili këtë ia bëri të qartë Vuçiqit kur ai pas vizites në Kosovë, e vizitoi edhe Beogradin qëllimisht për të ia bërë me dije. Atë ditë Vuçiq ishte prish i tëri veç që si ra pika”, shprehet ai.

Profesori shton se, kur edhe Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë menjëherë u qartë çetniku Aleksandër Vuçiq.

“Ai kur mori vesh për këtë deklaroi se “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, dhe shpejtë e shpejtë e nxori nga errësira xhokerin e vet kriminelin Milan Radoiçiq dhe fshehurazi e solli në malet e veriut të Kosovës me qëllim për të krijuar trubullira, por nuk e ka aq lehtë sepse tani Veriun e kontrollon qeveria e Kosovës, por i cili është në kërkim për arrest për krimet dhe korrupsion, është person non grata nga Amerika, dhe nuk guxon të sillet aq kollaj në veri sepse tashti atje vepron policia e Kosovës e cila e ka shtri “sovranitetin” e saj edhe në këtë pjesë të vendit, por Milan Radojqiç mund vetëm të ulurisë si bishat e karpateve vetëm nga mallet”, thotë ai.

Maxharraj pohon se, Bashkësia Evropiane nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia edhe pse i ka emisarët për dialog, madje nuk reaguan as pas deklaratës së Vuçiqit.

“Dhe kështu dialogu edhe pas 11 viteve do të lidhet edhe më shumë bash si nyja e gordit apo si një rubikon e pazgjidhshëm, sepse çdo njeri me mendje në kokë duhet të ketë të qartë se nuk ka dialog me Serbinë, ai nuk mund të vazhdohet njësojë sa për sy e faqe sikur 11 vjet më parë, sepse tek e fundit pse, për çfarë të dialogohet kur nuk ka njohje reciproke. Si i tillë dialogu ka hy në qorr sokak nga ku nuk mund të dilet, e pasiqë nuk mund të dilet është mirë të mos vazhdohet fare dialogu, sepse së pari vet Serbia nuk është e interesuar për dialog, kur dihet se drejtimi i saj po merr ka lindja në përkrahje të Rusisë, kurse me perëndimin ajo vetëm flirton, e të lirohet Kosova nga ankthi i dialogut, sepse Kosova mund të jetojë, të zhvillohet fuqishëm edhe pa njohjen e Serbisë, këtë më së miri e tregon shembulli i Tajvanit dhe Izraelit, anipse pak shtete i njohin, janë dy shtete të fuqishme ekonomikisht”, pohon ai.

Më fund Maxharraj theksons e, për të ardhë deri te njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë në një marrëveshje eventuale gjithëpërfshirëse duhet të shpërthej diga, “atë digë nuk mund ta shpërthej BE-ja, po vetëm Amerika, sepse edhe Amerika veç e ka të qartë se qëllimi i dialogut do jetë njohja reciproke, pa këtë njohje edhe nuk mund të këtë dialog”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat