“Serbia synon ripushtimin e Kosovës” / Ky është hapi që duhet të ndërmarrin Kosova dhe Shqipëria

Politika

“Serbia synon ripushtimin e Kosovës” / Ky është hapi që duhet të ndërmarrin Kosova dhe Shqipëria

Nga: A.SH Më: 20 gusht 2022 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Në Kosovë nuk është situate më e favroshme. Në very të vendit ditët e fundit janë shtuar forcat e NATO-së, sepse pjesa veriore po rrezikohet nga kriminelët serb.

Bashkimi ushtarak i Shqipërisë dhe i Kosovës është hap i rëndësishëm për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet

Profesori Muhamet Kelmnedi ka komentuar situatën aktuale në vend, duke nisur nda ndarja e dy shteteve të cilat e kanë një komb.

Sipas tij, territoret shqiptare u copëtuan duke iu ndarë vendove fqinje, si Serbisë, Malit të Zi, Greqisë etj.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete me një komb që pa të drejtë u ndanë në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, të vitit 1913. Janë a dy shtete dhe një komb. Copëtimini kombit shqiptar në kuadër të shteteve nacional-fashiste ishte i ashpër. Kombi u nda në pesë shtete që u krijuan në Ballkan. Një pjesë iu dha Serbisë, nje tjetër iu aneksua Malit të Zi, një pjesë iu aneksua Greqisë dhe tash kemi një shtet tjetër, Maqedona e Veriut që përbëhet nga 1/2 e territorit shqiptar. Mbeti një shtet i vogël, afër 1/3 e kombit dhe krijua Shqipëria.

Kjo qe iu bë kombit shqiptar ishte dhe mbetet padrejtësia më e madhe në Evropë. Nga një komb shumë i vjetër u krijuan shtete sllavo-ortodokese në tokat shqiptare.

Kjo politikë për Ballkanin nga Fuqitë e Mëdha të kohës nuk ka ndryshuar. Kjo del nga gjendja e Kosovës. Asnjë e drejtë nuk po i ipet nga UE. Edhe më tutje po mbrohet politika e shekullit 19 dhe 20 për Ballkanin. Edhe tash po përkrahen shtetet që u krijuan mbi tokat shqiptare. Ky pozitë nuk ka ikur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbia vazhdimisht po kërcënon Kosovën me luftë, madje edhe po krijon situate luftarakë me kriminelë serb në veri të vendit.

Profesori kërkon që dy vendet Kosovs dhe Shqipëria të bashkojnë forcat në fushën e mbrojtjes për vendet tonat.

“Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Është armatosur nga Rusia dhe nga Kina. Po kërcënon me luftë dhe pushtim. Po organizon grupe kriminale dhe po krijon situatë luftarake me kriminelët serb në veri të Kosovës.

Mali i Zi po i asimilon territoret që iu aneksuan dhe po krijon kombe të reja, si kombi muslinam në Plave e Guci, në Rizhaje e në Hot e Grude i ka ndjekur tërë vendasit, shqiptarët. Greqia nuk pranon asnjë zgjidhje të çështjes shqiptare, sikurse është Çamëria. Maqedonia e Veriut që është krijjar mbi 1/2 territorit nga shqiptar nuk e futi kombin shqiptar si kategori kushtetuese. Masat janë të rënda.

Situata e tillë tregon se shqiptarët mund ti dalin zot kombit në këtë kohë vetëm të bashkuar në një shtet. Por, nëse nuk bëhet bashkimi kombëtar, kërkohet të bashkohen forcat, sikundër është fusha e mbrojtjes dhe bashkarisht të punohet për mbrojtje të dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria është anëtare e NATO-së. Në Kosovë janë të stacionuar forcat e NATO-së me emërtim KFOR”, shprehet profesori.

Në fund shton, se bashkimi ushtarak në rast kërcënimi për luftë është hap shumë i madh dhe natyrisht i domosdoshëm.

“Shqipëria dhe Kosova të ndara janë të dobëta. Nuk janë mirë të armatosura dhe ashtu të ndara nuk mund ti kryejnë detyrat e kombit. Bashkimi ushtarak në rast kërcënimi për luftë ose në luftë është hap shumë i madh dhe natyrisht i domosdoshëm. Me atë krijohen kushtet për mbrojtje kombëtare dhe kombi ndihet shume më i qete. Bashkimi i dy shteteve, Shqipërise dhe i Kosovës, mund të bëhet edhe në fushat tjera, që mund dhe duhet të jenë unike për komb.

Arsimi, kultura, sporti, lirimi nga pengesat doganore, në qarkullim, në ekonomi e në shumë fusha, si në qarkullim te mallrave, të njerëzve, në punësim e bëjnë unifikimin e kombit dhe kështu kemi një përparim dhe nje hap të rëndësishëm në fushën kombëtare të mbrojtjes.

Ndoshta ka pengesa, por, ato duhet tejkaluar dhe me vullnet të mirë zgjidhen shume çështje. Shpresohet se Tirana dhe Prishtina e kanë kuptuar gjendjen dhe punojnë që bashkarakisht të bashkohen ushtarakisht në rastet e jashtëzakonshme. E mira është të realizohet bashkimi ushtarak i dy ushtrive shqiptare në një ushtri të përbashkët. Kombit i duhet kjo”, përfundoi ai, për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat