“Abazoviqi ra se u bë mashë e Vuqiqit”/ Analisti: Me besnikëri kreu detyrat e Beogradit zyrtar

Politika

“Abazoviqi ra se u bë mashë e Vuqiqit”/ Analisti: Me besnikëri kreu detyrat e Beogradit zyrtar

Nga: A.SH Më: 21 gusht 2022 Në ora: 20:23
Dritan Abazoviq

Analisti politik, SKënder Mulliq ka komentuar rrëzimin e Dritan Abazoviqit nga pushteti.

Ai ka thënë se kjo erdhi pasi Abazoviqi bashkëpunoi së pari me popat, dhe përkarhu idetë shoviniste serbe, dhe Ballkanin e Hapur.

Sipas tij, ai ra sepse u bë mashë e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiqit

“Pas 115 ditësh në pushtet, ka rënë Qeveria e Malit të Zi, të kryeministrit Dritan Abazoviq. Ishte një qeveri pakicë, qeveri kompromisi, qeveri që nuk e kishte besimin e shumicës, ishte qeveri e cila nuk u përkrah por u rrëzua. U rrëzua apo e rrëzojë veten, Abazoviq me veprimet e pa matura politike, së pari me popat serb në Cetinje, pastaj përkrahu idetë shoviniste të botës serbe, përkrahu edhe Ballkanin e Hapur, ku që të tria këto ranë ndesh me partinë DPS të presidentit, Millo Gjukanoviq. Ra qeveria kontraverze e Abazoviqit. Ra se u bë mashë e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiqit”, ka thënë ai.

Më tej, shton ai ishte manipluant, ai nuk kishte gjuhë të shtetarit, por të një njeriu frikacaku.

“Ana më e errët e qeverisë, që bëri që ajo të bie, ishte marrëveshja me patriarkun serb, Porfirije, i cili kishte ardhur në Mal të Zi pa paralajmërim me helikopter nga Serbia. Marrëveshja ishte antiligjore, e cila legjitimoi Kishën Serbe dhe abrogojë Kishën Malazeze.

Abazoviq u tregua manipulant, apartqik dhe antishqiptar. Nuk kishte gjuhë të shtetarit, por të një njeriu frikacaku, siç e qujti edhe Nenad Qanak. Ky nuk e meritoj të gjendet në krye të qeverisë të Mali të Zi, se me besnikëri kreu detyrat e Beogradit zyrtar”, përfundon analsiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat