Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Spiunët janë kudo, kështu po i kryen Serbia detyrat ruse për destabilizimin e Ballkanit

Politika

Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Spiunët janë kudo, kështu po i kryen Serbia detyrat ruse për destabilizimin e Ballkanit

Nga: M.L. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 22:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të pajisur me pasaporta ruse e ukrainase, tre persona të moshës 33, 23, 3 25 vjeç janë arrestuar për shkak të një sulmi ndaj dy ushtarëve shqiptar në uzinën e Gramshit.  

Ata para hetuesve kanë deklaruar se janë blogerë që e pasion fotografinë, aktivitet të cilin e kanë kryer në shumë vende të botës.  

Por, ngjarja që ndodhi në uzinën e Gramshit, ka shtyrë autoritetet shqiptare të dyshojnë për një rrjet spiunazhi. 

Raportohet se Svetlana Timofeevaa 33 vjeç, Mikhail Zorin  23 vjeç  dhe një 25 vjeçar kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në Shqipëri dhe kanë qenë në bregdet dhe në Korçë para se të mbërrinin në uzinën e Gramshit. 

Svetlana Timofeeva pjesë e personave që u përfshinë në incidentin e Gramshit pasditen e të shtunës,  nuk është një emër i panjohur për agjencitë inteligjente Europiane. 

Ajo ka një histori interesante udhëtimesh nën shoqërinë e disa personave që pretendojnë se janë “fotograf”. Njëri prej tyre ish i fejuari i saj Arseniy Kotov pjesë e ushtrisë ruse, u arrestua më Kairo të Egjiptit në Janar 2022. Ai u tha autoriteteve të Egjiptit se ishte një bloger dhe u godit nga disa banorë lokal. Pas një ndërhyrje disa javore të Ministrisë së Jashtme Ruse ai u la i lirë për tu rikthyer në Rusi. 

Ngjarja që ndodhi në uzinën e Gramshit ku rusët sulmuan duke iu shkaktuar lëndime trupore ushtarëve të ushtrisë shqiptare ka ngjallur reagime të shuma.  

Lidhur me gjithë këtë ngjarje për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.  

Image
Hajrullah Tërnava

Ai ka thënë se situata e krijuar që nga pushtimi rus ndaj Ukrainës, e cila po zgjatë tash e disa muaj, po dëshmon se në këtë kohë përdoren edhe luftëra speciale të spiunazheve. 

“Shtetet si Rusia investojnë në këto mënyra, e sidomos tani që shkaktarët e luftërave duan që ta shpërqendrojnë vëmendjen nga ato luftërat aktive të tanishme. 

Në këtë mënyrë këta shkaktarë luftërash me veprime të ndryshme  shkaktojnë incidente dhe konflikte me shtetet tjera për një luftë të mundshme, e sidomos me ato shtete ku gjithnjë kane pasur qëllime dhe për invazione të mundshme në ato shtete për interesat e tyre”, është shprehur ai. 

Sipas Tërnavës, interesat e tyre janë sidomos në ato shtete të kufizuara, përpos territoreve tokësore edhe me detëra- ujëra të tëra që janë vende strategjike për to.  

“Luftërat tani sikur që po zgjatin edhe më tutje. 

Këto veprime bëhen me qëllim që të shpërqendrohet vëmendja e opinionit, në mënyrë që lufta të zgjerohet- shpërndahet edhe në shtete të tjera. 

Sidomos sikur në këtë rast ku Rusia, si e vetmuar me pak shtete që i dalin në përkrahje, sikur që në Evropë i vetmi shtet që po e përkrah atë është Serbia, dhe kjo tani që s`po dine si të nxirret nga kjo situate e varësisë ndaj Rusisë, është në situate të vështirë”, është shprehur ai. 

Eksperti i sigurisë thotë se si e tillë edhe Serbia po i kryen disa detyra ruse, duke e mbajtur në vëmendje situatën konfliktuoze e duke iu shkaktuar shqetësime shteteve përreth. 

“Vlen të theksojmë se që nga luftërat e fundit, që nga vitet 1990-1999 ishte Serbia shteti fajtor për të gjitha luftërat që i shkaktoi, dhe asnjë luftë nuk e ka fituar. Tani incidenti i krijuar në Gramsh të Shqipërisë është një dëshmi e asaj çfarë u tha më lartë, sepse tre personat e ballafaquar me rrezikun e shpiunazhit (2 Rus dhe 1 Ukrainas) që kanë ndërmarr, e që mos të dekonspirohen, dhe për t`i shpëtuar rrezikut të zbulimit të tyre kanë përdorur edhe sprejet, aty ku kanë hy për të incizuar brendësinë e objekteve ushtarake për qëllimet e tyre të spiunazhit, dhe mbasi kanë hasur në rezistencë në brendësinë e uzinave ushtarake, e kanë nxjerr sprejin si mundësi që t`i shpëtojnë dekonspirimit të tyre dhe arrestimit të tyre, por ja që ai sulm edhe qe iu ka shkaktuar lëndime ushtarëve shqiptar, megjithatë ata kane arritur me i burgosur dhe tani janë në procedura të hetimeve te cilat do ti japin shpjegimet e tyre ditëve në vijim”, ka thënë ai. 

Tërnava ka potencuar se këto mënyra të spiunazhit përçojnë informacione jo të këndshme dhe shqetësuese, sepse nëse në Gramsh janë zbuluar këta persona, besohet se edhe në vende të tjera ka veprime të tilla të spiunazheve. 

“Sepse shtetet e tëra i përdorin këto mënyra sekrete të përgjimeve dhe incizimeve për të cilat arsye ata kanë interesa. Prandaj, kjo situate na bën të nënkuptojmë se jemi para një gjendjeje shqetësuese, ku problemet e luftës po i japin sinjalet e tyre shqetësuese”, nënvizon ai. 

Mirëpo, ai potencon se në krejt këtë paqartësi, fatmirësisht se e tërë bota demokratike është bashkuar dhe janë në përkrahje të Ukrainës. 

“Ukrania është në mbrojtje të sovranitetit të saj, prandaj të gjitha gjasat janë se Ukraina edhe si e tillë do të ngadhënjejë në këtë luftë, dhe tani për boten do të është shumë ma lehtë, sepse numri i atyre shteteve konfliktuoze- luftënxitëse që dinë të shkaktojnë luftëra, do të mbetet shumë më i vogël dhe demokracitë në të ardhmen do të jenë më të përhapura në të gjitha shtetet e botës”, ka përfunduar Tërnava. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat