“Edi Rama shko në dreq të mallkuar”/ Profesori me deklaratë ‘shpërthyese’: Rama po punon kundër kombit shqiptar!

Politika

“Edi Rama shko në dreq të mallkuar”/ Profesori me deklaratë ‘shpërthyese’: Rama po punon kundër kombit shqiptar!

Nga: N. Sh. Më: 22 gusht 2022 Në ora: 08:50
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Binak Maxharraj ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili është duke bashkëpunuar tash e sa kohë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të Open Ballkanit.

Madje Rama disa herë ka ftuar edhe Kosovën që të bashkohet në këtë projekt, i cili më së paku i konvenon shtetit tonë.

Ramës, profesori ia kujton edhe njëherë krimet serbe të cilat janë kryer në Kosovë.

Maxharraj thotë se Edi Rama sikur mbetet pa fjalë kur i përmenden shifrat dhe faktet se në Kosovë vetëm gjatë viteve 1998/99 janë vrarë fëmijë, gra dhe burra, mbi 13 mijë veta.

Sipas tij, në këtë kohë u përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare.

“Serbia shkatërroi 150 mijë objekte social-kulturore, shtëpi dhe objekte tjera shoqërore e shtetërore dhe për te gjitha këto serbovili Edi-Dreq-Rama bëhet sikur nuk ka dëgjuar, duke injoruar dhe shkel kështu mbi gjakun e bashkëkombasve të tij se gjoja sikur nuk ka ndodhë asgjë. Në vend që të kërkojë përgjegjësinë morale të qeverisë serbe për gjenocidin e këtij vendi kundër shqiptarëve, flet sikur ajo ishte një “rrëmujë ballkanike””, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Profesori pohon se Rama i del në krahë Vuçiqit më shumë se liderëve të Kosovës.

“Megjithatë këtë njeri bastard, injorues, drogues asgjë nuk e pengon në përkrahje të Serbisë, vlerave të saj fashizoide, këtë nuk e pengon as gjaku dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve që t;i del në krah mikut, vëllaut të vet Aleksander Vuçit me të cilin e lidhin “ndjenjat vëllazërore” me Vuçiqin më shumë se sa me liderët shqiptar Osmanin dhe Kurtin të cilët nuk i leshojnë atij pe kur është në pyetje Kosova dhe ekzistenca e saj, në mbrojtjën e pavarësisë dhe sovranitetit te Kosovës, kur ky i përkrah pjojektet e Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën, nuk i del në krah dhe në mbrojtje Kosovës pothuajse me asgjë, përkundrazi e injoron Kosovën dhe liderët e saj për hater të Vuçiqit i cili vjen në Shqipëri me lehtë dhe përqafohet me Ramën vëllazërisht sikur të ishin të një nëne”, thekson ai.

Ai shton se Rama e mori në qaf Shqipërinë dhe Kosovën.

“Ti Edi Dreq-Rama shko, ik në dreq të mallkuar se e more n’qafë Shqipërinë dhe Kosovën, ik, shko, sepse ti vepron kundër kombit tënd, ti nuk ke as far ndjenje dhe dashuri për kombin tënd”, shprehet ai.

 Ai shton se as prindërit e Edi Ramës nuk i kanë mbjellë ndjenja atdhedashurie.

“Prandaj, edhe pyes së i çafrë pjelle je ti Edi-Dreq Kërstaq Rama. Shko, ik tkurru atje dikun nëpër shpurrat e Shumadisë, sepse në trojet e shqiptarisë nuk të ka mbetë fije vendi”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat