Kundërshtohet ashpër shtyrja e reciprocitetit/ Paralajmërimi: Ja çfarë pritet të ndodhë nëse realizohet kjo kërkesë!

Politika

Kundërshtohet ashpër shtyrja e reciprocitetit/ Paralajmërimi: Ja çfarë pritet të ndodhë nëse realizohet kjo kërkesë!

Nga: A.M Më: 27 gusht 2022 Në ora: 15:51
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Ditë më parë, në media u raportua se përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak, dhe amerikani Gabriel Escobar, në takimet e tyre me krerët institucionalë kanë pasur një kërkesë specifike.

‘Kanë kërkuar të shtyhet zbatimi i reciprocitetit edhe për tre muaj të tjerë’, ka thënë një burim për median.

Kjo deklaratë, nxiti reagime të shumta, ku u kundërshtua një gjë e tillë.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se kërkesa për shtyrjen e reciprocitetit është një lajm jo i mirë për Qeverinë e Kosovës.

Mirëpo, ai u shpreh skeptic lidhur me këtë gjë, pasi një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar as Lajçak dhe as Escobari.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Nuk e dimë sesa është e vërtetë kërkesa e përfaqësit të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçakut dhe Gabriel Escobarit për shtyerjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve serbe në Kosovë dhe për tre muaj të tjerë, themi kështu pasi ky lajm i papritur e i padëshiruar për qeverinë dhe qytetarët e Kosovë nuk ka dalur nga goja e dy përfaqësuesve të lartë të BE-së e SHBA-së, Lajçak e Escobar, por nga burimet e fshehta anonime mediatike të cilët mundohen të dobësojnë energjinë dialoguese të kryeministrit Kurtit kundrejt Serbisë. Që të jetë i besueshëm shtyerja e reciprocitetit nga një qershori dhe për tre muaj të tjerë do duhej të deklaroheshin vetë të deleguarit zotëri Escobari dhe Lajçaku, prandaj rrjedha e kësaj kërkesa mediatike si vërehet është shpekuluese e shpifëse”, deklaroi ai.

Në rast se kjo del të jetë një kërkesë e vërtet, atëherë Mehazi potencoi se kjo do të ishte një kërkesë në favor të Vuçiqit.

“Nëse kërkesa e shtyerjes së reciprocitetit dhe për tre muaj nga dy përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së është e vërtetë atëherë kjo kërkesë është në favor të Vuçiqit e kundër qeverisë së Kurtit, dhe lirisht mund të themi se jo vetëm BE-ja miklon Serbinë, por edhe SHBA-ja.

Shtyrjen e reciprocitetit të dokumenteve dhe targave serbe në Kosovë do krahasohej me shtyerjen e takimeve të pafundme të dialogut për njohje reciproke të Serbisë me Kosovën”, theksoi profesori.

Krahas kësaj, ai tha se një kërkesë do të ishte e pritshme nga Lajçaku, por jo edhe nga Escobari.

Në rast se ndodhë një shtyrje e reciprocitetit, profesori u shpreh se do ia humb autoritetin e besueshmërise politikë e qeverisëse, Albin Kurtit.

“Nga përfaqësuesi evropian, Lajçak, është e mundshme dhe e pritshme kërkesa e shtyerjes së reciprocitetit dhe për tre muaj, ama për qeverinë dhe qytetarët e Kosovës do jetë befasuese nëse këtë kërkesë e bën i deleguari amerikan Escobar. Nëse realizohet kjo dëshirë politike e diplomatike e shtyerjes së reciprocitetit, plus tre muaj, ateherë e gjithë kjo bëhet kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për t'ia rrënuar principet politike ndaj sovranitetit të Kosovës. Shtyerja e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve serbe do ia humb autoritetin e besueshmërise politikë e qeverisëse, Albin Kurtit për të dhënë dorëheqje e për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Vetëm nëse duan amerikanët mund ta mposhtin në këtë mënyrë Albin Kurtin, që është e pabesueshme për SHBA-në të vepronte kundër qeverisë së Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat