Mungesa e unitetit për dialogun, dëm dhe rrezik për sigurinë e Kosovës/ Bajraj tregon se cili është defekti kardinal i Qeverisë Kurti

Politika

Mungesa e unitetit për dialogun, dëm dhe rrezik për sigurinë e Kosovës/ Bajraj tregon se cili është defekti kardinal i Qeverisë Kurti

Nga: M.L. Më: 28 gusht 2022 Në ora: 21:23
Takimi trepalësh, Bruksel 18 gusht

Të shtunën është arritur marrëveshja për reciprocitetin në targa e dokumente personale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në marrëveshje thuhet se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin vetëm me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.

Kjo praktikë është ishte aplikuar nga Serbia që 11 vite, derisa Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

Lidhur me marrëveshjen e arritur të shtunën kishte reagime të shumta, ku përfaqësues ndërkombëtar e vendor, e përshëndetën dhe e mirëpritën të njëjtën.

Por, për fat të keq edhe kësaj radhe u dëshmua mungesa e unitetit ndërmjet pozitës e opozitës në vendin tonë.

Gazeta “Bota sot” ka biseduar me analistin Fatmir Bajraj, I cili ka thënë se uniteti politik e nacional, janë thelbi i suksesit karshi Serbisë!

Image
Fatmir Bajraj

Kështu, sipas tij, dialogu do platformë, jo hartime shkollore !

Konsensusi politik i pushtetit & opozitës në tema të karakterit nacional-shtetëror të Kosovës, janë jo vetëm imediate, por detyrimisht të imponuara nga pesha dhe rëndësia jetike për shtetin dhe qytetarët.

Ky detyrim, madje pëveç nacional, është edhe kushtetues meqë koherenca e koncensusit është garanci për suksesin e qeverisjës dhe mbi të gjitha; përballjes me sfidat kontekstuale nëpër të cilat po kalon Kosova, sidomos pas dinamizimit të Dialogut me Serbinë në Bruksel pas invadimit të Rusisië Putiniste në Ukrainë!

Kryemnistri Kurti, duhet të kerkoj konsensues politik me Opozitën dhe jo vetëm mbeshtetje blanko!”, ka theksuar Bajraj,

Sipas tij, vizita diplomatike e emisarëve të BE-së & SHBA, për Ballkanin, përkatsisht për Dialogun e Brukselit, nxori në pah, jo vetëm koordinimin e këtyre dy qendrave të vendosjes karshi Dialogut të Brukselit, por edhe mos-dakordancën e Qeverisë Kurti me Opozitën.

Ai nënvizon se kjo është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme për sigurinë e Kosovës dhe përespektiven e integrimeve euro-perenedimore dhe veri-atlantike të vendit.

LDK, gjithmonë ka mbrojtë interesat e vendit, të tjerët lënë për të dëshiruar !

Pushteti i shumicës sot, sillet me arrogancë dhe papërgjegjësi & papërgjegjshmeri poltike & nacionale karshi Opzitës së sotme, e cila dorën në zëmër, është rreth 50% e trupes votuese të zgjedhjeve të fundit nacionale të 14 shkurtit 2021, dhe ky fakt është dëshprues dhe mbi të gjitha i rrëzikshëm.

Qeveria e Kurtit, edhe pse e pa program, e pa platformë dhe e pa strategji qeverisëse, dhe me theks të veçantë për Dialogun, ajo në vend të plotësimit të këtyre dobësive alarmante, intimidon Opozitën, injoron atë, dhe e anashkalon në temat nacionale, të cilat nuk janë tema të Pozitës dhe Opozitës, por e gjithë Kosoves dhe qytetarëve të saj, gjysma e të cilëve as nuk kanë votuar në zgjedhjet politike”, ka thënë ai.

Analisti ka rikujtuar me këtë rast edhe deklaratat e VV=së e sila dikur deklaronte se "S'na duhet platforma poltike e regjimit të vjetër"!

LDK, i ka ofruar platformen politike pushtetit për Dialogun, platformë kjo e cila ruan integritetin teritorial të vendit, sistemin unitar të shtetit dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, por të njëjtën, ky pushtet, pra pushteti i LVV-së, e hedhë poshtë me përbuzje, kinse; si një platformë poltike e cila përfaqson 12 %-shin në interesin qytetarë, pra dhe ofron; kinse një platformë të fitores së madhe të 14 shkurtit kundrejt "regjimit të vjetër", dhe me këtë narrativë shkon në Bruksel e pa përgadituar dhe me "hartime t'shkollave" të cilat nuk janë bazë e Marveshjes për njohje reciproke, por logjikë e prolongimit të saj n'pakufi...!

Kjo logjikë e injorimit të Opozitës, jo-transparencës dhe e pazotësisë së Qeverisë Kurti n'Dialog në njërën anë, dhe jo bashkpunimi me SHBA-të në krye të QUINT-it & NATO-së në anën tjetër, bënë që Marrveshjet e arritura vite më parë në procesin e Dialogut të Brukselit, jo vetëm që të mos realizohen, por të pengohen nga pala tjetër, dhe Ne si palë të detyrohemi t'i ri-negociojmë ato në Bruksel, pra të bëjmë marrveshje për marrveshje, e që në fakt, ato "qethin & krehin" atributet e sovranitetit të shtetit në Veri të Kosovës”, ka theksuar Bajraj.

Sipas tij, sa herë ia mësyen veriut në të tilla premisa & kondida, Qeveria Kurti, vetëm sa tkurrë Marveshjet e mëparshme dhe të njëjtat i'a "shkruan" si suksese kreative të pushtetit aktual.

Sovranisti Kurti, i "lagur" n'Dialog ! Defekti kardinal i Qeverisë Kurti është jo-koordinimi me aleatet strategjik, përfshi Amerikën, dhe jo bashkpunimi me Opozitën e cila ka dijën dhe përvojën e bashkpunimit, koordinimit dhe pse jo edhe të Dialogut me Serbinë. Kjo dinamikë dhe dinamizim i procesit të Dialogut është në të favor dhe dobi të Kosovës, dhe ky momentum historik do duhej të kapitalizohej nga një Qeveri e përgjegjshme e Republikës së Kosovës, fakt ky i cili do mbështeste për muri Qeverinë e q'orientuar të Serbisë për shkak të orientimit të saj pro-Rus!”, shtoi ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti, duhet t’i bëjë detyrat e shtepisë dhe kjo mjafton.

Kurti s'ka nevojë të ngrisë "alarmin" për luftë eventuale me Serbinë, si përpjekje përverse populiste në mbulimin dhe kamuflimin e paaftësisë qeverisëse në ushtrimin e lidershipit n'Dialog dhe jo vetëm, kur dihet se siguria dhe ruajtjha e paqës në Kosovë është detyrë ndërkombëtare e forcave paqëruajtëse të KFOR-it, si pjesë e Alencës Veri-atlantike ( NATO-së) !

Qeveria dhe e gjithë klasa politike; parlamentare dhe jashtë parlamentare, e ka obligim politik & qytetar, ruajtjën dhe mbrojtjën e intersave nacionale të Republikës së Kosovës.madje e ka detyrim kushtetues, edhe sigurimin e kushtetueshmerisë dhe të integritetit & sovranitetit të vendit, dhe jo e kundërta.

E gjithë kjo, do konsensus nacional-politik dhe nacional-shtetëror, dhe mbi të gjitha, do koordinim dhe bashkrendim me aleatet tanë strategjik n'krye me SHBA-të, dhe forcat paqëruajtëse të KFOR-it me mision të NATO-së n'Kosovë. Ata të cilët nuk kuptojnë këtë sens dhe logjikë rezonimi & veprimi, duhet të ikin nga skena politike e vendit, dhe duhet t'ia kthejnë mandatin Sovranit!”, ka përfunduar Bajraj.

fb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat