Serbia nuk do të tolerohet! Kërkohet involvimi i drejtpërdrejtë i SHBA-së në zbatimin e reciprocitetit në targa

Politika

Serbia nuk do të tolerohet! Kërkohet involvimi i drejtpërdrejtë i SHBA-së në zbatimin e reciprocitetit në targa

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 29 gusht 2022 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Të shtunën u arrit marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që në hyrje-daljet për shtetasit e dy vendeve të mos përdoren më dokumente të tjera, përpos atyre personale.  

Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur vetë, letërnjoftimet e tyre. 

Nga ana tjetër, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim që nisi zbatimin me 1 gusht, por u shty për shkak të eskalimit të situatës në veri, konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. 

Derisa problemi me dokumentet personale në hyrje-daljet kufitare është zgjidhur, e pa zgjidhur ende ka mbetur çështja e targave.  

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borell u shpreh besimplotë për zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës dhe Serbisë. 

Në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF, Borrell theksoi se paqja në këtë rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv, shkruan “Euroneës Serbia”. 

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizës. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufinjve. Ky është një lajm i mirë. Jam i bindur se ne mund ta zgjidhim edhe çështjen e targave,” tha ai. 

Qeveria e Kosovës nuk ka hequr dorë nga qëndrimi për përdorimin e targave RKS për veturat që vijnë nga Serbia.  

Qarri: Marrëveshja për dokumente personale në kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka prapavijë të dyshimtë   

Image
Gani Qarri

Analisti Gani Qarri shprehet se me nëshkrimin e kësaj marrëveshje, ndikuesi më i madh është Amerika, pa të cilën nuk do të arrihej. 

Kjo pasi në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, janë dy ndërmjetësues të cilët ia mbajnë anën Serbisë, andaj patjetër është dashur edhe ndërhyrja e emisarit amerikan Gabriel Ecsobar.  

“Fakti se Vuçiqi dhe Serbia edhe marrëveshjen e fundit, e kushtëzojnë me vendosjen e tabelave në pikat kufitare, ku do të shkruaj se kalimi me letërnjoftim i qytetarëve të Kosovës në Serbi, nuk nënkupton njohjen e Pavarësisë e Kosovës, dëshmon se edhe marrëveshjen për dokumentet personale, Serbia dëshiron ta keqpërdor, për t`ua mundësuar kolonistëve kriminel serbë, nga Bosnja e Kroacia, të vendosur ilegalisht tash e mbi dy dekada, në veri të Kosovës, që me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia, ta vazhdojnë qëndrimin e tyre "legal" në Veri të Kosovës për t’i vazhduar problemet e deritanishme me bllokim rrugësh, gjuajtje të policisë, barrikada e rrëmuja tjera, që mund ti kërkojë prej tyre Vuçiqi, dhe në fund, ti imponohen Kosovës si banor rezident me letërnjoftimet e Serbisë.  

Siç dihet, bisedimet për targat vazhdojnë që nga 21 prilli i këtij viti, por duke qenë se të dy ndërmjetësuesit e BE-së vijnë nga dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që të dy, herë hapur e herë në mënyrë të kamufluar, ia mbajnë tërësisht anën Serbisë, për këtë shkak u bë e domosdoshme që në bisedimet e fundit, të involvohet drejtpërsëdrejti edhe emisar i lartë i SHBA-ve, z.Gabriel Eskobar”, ka thënë Qarri.  

Madje, sipas tij ishte ndërhyrja e Eskobarit, ajo që bëri të "miratohet" nga Serbia, marrëveshja e nënshkruar qysh para 11 vitesh, për lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. 

“Ky akt dëshmon se pa pjesëmarrjen e SHBA-ve, nuk mund të ketë pajtueshmëri as për targat, për të cilat, megjithëse është nënshkruar marrëveshja para më tepër se një dekade, Vuiçiqi pas "lëshimit pe", për dokumentet e udhëtimit, çështjen e targave, dëshiron ta keqpërdor qëllimisht, si kusht, për imponimin e asociacionit kundërkushtetues një etnik serb, të nënshkruar me 19 prill 2013 nga kuislingu Thaçi dhe me 25 gusht 2015 nga renegati Isa Mustafa në Bruksel”, dekalron ai.  

Ai thotë edhe pse zgjidhja është gjetur ulë tensione sadopak, por që kjo fatkeqësisht ka një prapavijë të dyshimtë, e cila do të ketë ehde pasoja.  

“Për aq më tepër, edhe zgjidhja që aktualisht u tha se u gjet, në lidhje me përdorimin e dokumenteve personale në kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sado që për momentin, duket se qetëson ujërat e trazuara për kohë të shkurtër, fatkeqësisht edhe kjo ka prapavijë të dyfishtë, me pasoja jo të vogla për Kosovën, që pa vonuar shumë, pritet të nxisë tensione të reja ndërmjet të dy vendeve”, shton ai. 

  Ai më tej zbërthen qëllimin e Serbisë, për të cilën thotë se e zgjodhi marrëveshjen për dokumentet personale, në mënyrë që t`ua mundësoi koloinstëve kriminelë serbë, të vendosur ilegalisht në veri të Kosovës nga Bosnja e Kroacia, ta vazhdojnë qëndrimin e tyre "legal" në Veri të Kosovës.  

Tutje, deklaron se Serbia do të përpiqet që ilegalisht të ndërrojë targat, duke imponuar një marrëveshje të pa qenë që të gjithë kolonistët nga Bosnja e Koracia dhe pjesëtarët e bandave kriminale serbe në veri, të kenë të drejtë ti regjistrojnë edhe automjetet e veta me tabela ilegale si; KM,Gl, Pr, etj, apo targa tjera "speciale" të lëshuara nga Serbia.  

E para është se Serbia qëllimisht, marrëveshjen për dokumentet persionale e zgjodhi si të parën, në mënyrë që t`ua mundësonte koloinstëve kriminelë serbë, të vendosur ilegalisht në veri të Kosovës nga Bosnja e Kroacia, ku mund të kenë kryer edhe vrasje dhe krime tjera kundër njerëzimit, për të cilët ajo në tokat e shqiptarëve të dëbuar, në vijimësi ka ndërtuar pa asnjë leje zyrtare të Kosovës, Banesa kolektive, që ata me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia, ta vazhdojnë qëndrimin e tyre "legal" në Veri të Kosovës për ti vazhduar problemet e deritanishme me bllokim rrugësh, gjuajtje të policisë e barrikada, si dhe në fund, ti imponohen Kosovës si banor rezident me letërnjoftimet e Serbisë.  

Kurse qëllimi i dytë i Serbisë, është, që përveç të gjithë kolonistëve serb nga Bosnja e Kroacia, të vendosur ilegalisht në Kosovë edhe pjesëtarët e bandave kriminale serbe në krye me kriminelët Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq, duke qenë të kërkuar nga drejtësia, të mos kenë nevojë, të marrin dokumente identiteti të Kosovës dhe me subvencionet financiare e letërnjoftimet e Serbisë, të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, për të cilët ajo në vijimësi ka dëbuar shqiptarët nga veriu dhe në oborret e trojet e tyre, ka ngritur ilegalisht pallate shumëkatëshe dhe brenda dy muajve të mbetur, për zëvendësimin e targave ilegale serbe, me ato legjitime të Republikës së Kosovës, Serbia do të përpiqet ta imponoj një marrëveshje të paqenë, deri më tani, që të gjithë kolonistët nga Bosnja e Koracia dhe pjesëtarët e bandave kriminale serbe në veri, të kenë të drejtë ti regjistrojnë edhe automjetet e veta me tabela ilegale si; KM,Gl, Pr, etj, apo targa tjera "speciale" të lëshuara nga Serbia”, nënvizon ai. 

Qarrit ka folur edhe për deklaratat e Vuçiqit se Serbia edhe marrëveshjen e fundit, për kalimin e shtetasve të Kosovës në Serbi, e kushtëzon me vendosjen e tabelave në pikat kufitare, ku shkruan se kalimi me letërnjoftim nuk nënkupton njohjen e Pavarësisë e Kosovës. 

Sipas tij, këtë gjë nuk e ka bërë asnjë vend në botë deri më tani, për qytetaret e shteteve fqinje. Andaj, ai thekson se e vetmja mundësi, për zgjidhjen e drejtë dhe të arsyeshme të problemit të targave, është involvimi i drejtpërdrejtë i SHBA-ve me emisarët e saj të sprovuar si z. Gabriel Eskobar. 

 “Kurse në rast të acarimit të situatës të nxitur nga Serbia, gjë që edhe është shumë e pritshme të ndodhë gjatë dy muajve të ardhshëm, duhet dhe do të jenë të domosdoshme prononcimet e vendosura të SHBA-ve dhe vet sekretarit të shtetit Antony Blinken, për t`ia bërë të qartë, përfundimisht kriminelit Vuçiq dhe Serbisë fashiste, se Kosova është shtet i pavarur e sovran, ku nuk do të lejohen ndërhyrjet e mëtejme të Serbisë, as bandave kriminale serbe dhe Kosova do të funksionojë si shtet në gjithë territorin e saj, për të gjithë banorët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.  

Kelmendi: Ekzekutimi i marrëveshjes varet nga UE dhe nga SHBA-të  

Image
Muhamet Kelmendi

Kurse, juristi Muhamet Kelmendi ka thënë se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme, si për dokumente ashtu edhe për targa dhe në të dyja situatat duhet të veprohet njejtë.  

Ekzekutimini marrëveshjes është akti shumë i rëndësishëm. Nga ekzekutimi varet realizimi i saj. Janë dy çështje që nga marrëveshja dalin se duhet të ekzekutohen. Së pari, dokumentet personale të udhëtimit, si dhe së dyti, jane targat e makinave. Në të dy rastet veprohet njejtë. Dokumentet personale pranohen reciprokisht, pa dhënë ndonjë letër përcjellëse, dhe hiqen mbulesat mbi targat e udhëtimit.  Mbetet të shihet se a do të hiqen edhe targat e vjetra të udhëtimit, që janë përdorur në Kosovë gjatë pushtimit, si KM, PE, UR, PR, PZ, GL etj. Mendohet se po”, thotë ai.  

Sipas tij, nga Kosova kërkohet që të përgatitet sepse duke njohur Serbinë ajo mund të provokojë, mund të ik nga ekzekutimi, por që këtë çështje duhet ta përcjell Be-ja dhe SHBA-ja.  

“Megjithatë, është një sfidë dhe kërkohet nga UE dhe nga SHBA-të të përcillen veprimet konkrete. Kjo, për faktin, se Serbia, si në të kaluarën, edhe tash, mund të ikë nga ekzekutimi. Këtu qëndron edhe provokimi serbomadh. Kosova kërkohet të përgatitet për dy këto mundësi. Mirë është të ekzekutohen. Por, nëse ndodh e kundërta, kërkohet veprim konkret në bazë të ligjit”, përmbyll Kelmendi për “Bota sot”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat