Platforma e re/ “Modeli i dy Gjermanive apo...” Çfarë mund t’i kërkohet Kosovës për ‘finalen’ me Serbinë?

Politika

Platforma e re/ “Modeli i dy Gjermanive apo...” Çfarë mund t’i kërkohet Kosovës për ‘finalen’ me Serbinë?

Nga: P.Rudi Më: 14 shtator 2022 Në ora: 11:51
Ilustrim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, MirosllavLajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun,JennsPlettner dhe EmmanuelBeaunevizituan Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator.

Pas takimit tëVuçiqit me delegacionin e BE-së, presidenti serb tha se ka marrë një propozim të ri nga të dërguarit e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman.

Sipas Vuçiqit, bëhet fjalëpër një kornizë të re për bisedimet dhe negociatat në Bruksel, e cila duhet të çojë në një zgjidhje përfundimtare të afërt për të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve.

“Ajo bisedë sigurisht që nuk ka qenë aspak e lehtë. Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme kanë theksuar se për këtë kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë, besojnë se në kushtet kur ka luftë në Evropë nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje më e shpejtë”, deklaroi Vuçiqi.

Po,r ky propozim i treshes evropiane po kundërshtohet ashpër. Ështëdoktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, i cili thotë se është pikërisht Bashkimi Evropian, ai i cili e ka nxit Serbinë drejt alternativës së mosnjohjes së Kosovës.

“BE-ja mban qëndrim neutral ndaj Kosovës, madje në shumë raste edhe më pak se neutral, më shumë mosnjohës. Sikur BE-ja të kishte vepruar ndryshe, edhe Serbia do të kishte vepruar ndryshe dhe nuk do të kishte një pozicion kaq relaksues edhe pse është një vend që po e mban anën e Rusisë në luftën në Ukrainë, dhe qënuk ka kërkuar falje për krimet në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Po ashtu ajo është një vend autokrat me regres të thellë demokratik, krejtësisht kundër rregullave të BE-së”, shprehet Kuçi për “Bota sot”.

Image
Gurakuç Kuçi

Model i dy gjermanive

Sipas tij, BE-ja po kërkon dhe po nxit drejt modelit të të dy gjermanive të kohës së Luftës së Ftohtë.

“Kur asnjëra palë nuk e pengonin, por as nuk e njihnin njëra-tjetrën, mirëpo secila palë ishte në një rreth gjeopolitik tjetër. Historia mund të ketë shembuj, por nuk mund të ketë njëjtësi. Rasti i Kosovës me Serbinë ndryshon thellësisht, Gjermania ka qenë e ndarë në Lindje dhe Perëndim për shkak të rrethanave që kishte krijuar vetë Gjermania me luftën e Hitlerit. Një model i tillë sot që të zbatohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është modeli ku Kosovën e largon nga viktima dhe e shfajëson Serbinë duke i dhënë hapësirë që një ditë nëpërmjet modelit të Gjermanisë t’ia bashkojë vetes prapë Kosovën, me çfarëdo metode”, nënvizon Kuçi.

Më tej, Kuçi thotë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me njohjen përfundimtare.

“Pra, alternativa e mosnjohjes është perspektiva e lënies hapur të çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një alternativë sikur Rezoluta 1244. Dialogu nuk duhet të ndërpritet, jo të paktën nga Kosova, por që Kosova duhet të ofrojë alternativa konkrete, të draftuara mirë, dhe të mos pranojë që negociatat të përfundojnë pa njohje.Kosova duke qenë një rast suigeneris edhe me opinionin e GJND-së që i jep të drejtë në shpalljen e pavarësisë, nuk duhet të zmbrapset nga ky opinion”, deklaron Kuçi për “Bota sot”.

“BE-ja duhet t’i kërkojë Serbisë që ta respektojë opinionin e GJND-së, pasi një opinion të tillë e kishte kërkuar vetë Serbia. Sikur GJND-ja të kishte dhënë një opinion tjetër për Kosovën, a thua si do të vepronte Serbia dhe BE-ja.BE-ja jo rrallëherë mundohet të dalë nga kërkesa e SHBA-së për njohje reciproke, mirëpo sa herë që BE-ja po i jep hapësirë Rusisë dhe Serbisë në kontinent, po ballafaqohen me luftë”, thekson doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Dy elementët e platformës evropiane

Image
Enver Bytyçi

Kurse profesor, doktor Enver Bytyçi shprehet se korniza e re e propozuar nga Lajçak, Plettner dhe Beaune synon përshpejtimin e zgjidhjes së konfliktit shqiptaro-serb.

“Tre përfaqësues të Evropës, përkatësisht i ngarkuari për dialogun nga BE-ja, si dhe përfaqësuesit e kancelarit gjerman e të presidentit francez, erdhën në Prishtinë e në Beograd dhe u dhanë palëve në dialog një lloj platforme për ta përmbyllur tashmë atë. Kjo platformë nuk është publikuar, por nga sa kanë deklaruar aktorët përkatës rezulton se ajo synon përshpejtimin e zgjidhjes së konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë”, deklaron Bytyçi.

Sipas tij, kjo kornizë duhet t’i përmbajë dy elemente.

“Platforma evropiane, e dakorduar edhe me SHBA-të dhe Turqinë, duhet me patjetër të ketë dy elementë: Përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare, pra epilogun e zgjidhjes dhe afatin kohor të mbylljes së bisedimeve. Si përmbajtja, pra ajo çfarë do të nënshkruhet, ashtu edhe afati në kohë kanë një synim të vetëm: - Stabilitetin, sigurinë, paqen dhe integrimin evropian të rajonit. Pra, është lufta në Ukrainë ajo që dikton një ritëm e qasje të re të bisedimeve dhe zgjidhjes së këtij konflikti. Falë këtij konflikti ndodhën dy gjëra: - Evropa u bashkua në një mendim të përbashkët për çështjen e zgjidhjes dhe ndërkohë aktorët jashtë evropiane dhe ata amerikanë erdhën te një emërues gjithashtu i përbashkët”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Më tej, ai thekson se nëse do të ishin bashkë amerikanët, turqit dhe evropianët, atëherëdialogu Kosovë-Serbi tashmë do tëishte i përfunduar.

“Të jeni të sigurt se interesat e ndryshme të Fuqive të Mëdha për modalitetin dhe mënyrën e zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi e kanë çuar situatën e zvarritjes së kësaj zgjidhje për së paku 11 vite. Nëse do të ishin bashkë amerikanët, turqit, evropianët në këto modalitete dialogu do të kishte përfunduar me kohë. Por, Franca kishte tjera opsione nga Gjermania. Gjermania të tjera nga ato që kishin SHBA-të dhe njëkohësisht Turqia të tjera nga të dyja palët. Lufta në Ukrainë i ka bashkuar ato”.

Siç thotë Bytyçi, enigmë mbetet ajo se për çfarë opsioni janë pajtuar Fuqitë e Mëdha të interesuara për Ballkanin.

“Unë dua të besoj se përgjigjen e kësaj enigme e ka dhënë përfaqësuesi amerikan për Ballkanin, GabrielEscobar, i cili thotë se zgjidhja nuk duhet të përfundojë me një zajednicë, e cila të bllokojë institucionet e shtetit të Kosovës. Pra, që Asociacionii komunave serbe në Kosovë të jetë thjesht një OJQ, e cila nuk merr vendime shtetërore, nuk bën ligje, nuk bllokon institucionet e shtetit të Kosovës. Dhe së dyti, siç tha Escobar, territor i Kosovës është i paprekshëm”, nënvizon profesor Bytyçi.

“Nëse respektohen këta dy elementë të ritheksuar nga amerikanët, atëherë një marrëveshje për Kosovën është e mundshme, pavarësisht disa lëshimeve të tjera që do të kërkohen. Çfarë mund të kërkohet. P.sh ekxtraterritorialitetii Kishës serbe në Kosovë. Por, për këtë Qeveria e Kosovës ka mundësi të vendosë një kusht: Të shkëputet kisha ortodokse e Kosovës nga Patrikana e Serbisë dhe më pas t’i njihet pronësia mbi manastiret e të plotësohen kërkesat e saj. Extraterritorialitet me varësi në Beograd nuk do të duhet të pranohet. Nuk duhet pranuar që kisha e një vendi tjetër, në rastin konkret, kisha serbe të ketë pronësi të trashëguar në Kosovë. Trashëgimia e kishës serbe në Kosovë do të sjellë më vonë pretendimin e trashëgimisë së shtetit të Serbisë në Kosovë.Në kushtet kur Beogradi ende elaboron tezën e „shpirtit dhe shtetit serb“ për Kosovën, do të jetë vetëvrasje nëse pranohet që Patrikana e Serbisë të ketë të drejtë pronësore në Kosovë. Sipas kësaj formule i bie që edhe Patrikana e Stambollit të kishte pronësinë e saj në Shqipëri. Porkjo nuk mund të ndodhë”, shpjegon Bytyçi.

Më tej, ai shton se formula e radhës mund të jetë që Kosova të jetë pjesë e Ballkanit të hapur.

“Ky kusht mund të tolerohet me kusht që në vendimmarrjen e Ballkanit të hapur të përdoret vetoja. Pra,që vendimet të merren vetëm me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare të këtij asociacioni. Kjo për shkak se duhet të mbrohet jo vetëm Kosova, por secili vend anëtar i tij nga hegjemonizmi i Serbisë. Por, unë shoh që OpenBalkani nuk do të ketë të ardhme. Sepse zgjidhja e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë bëhet me qëllim që vendet e rajonit, ndoshta me procedurë të përshpejtuar, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Në këtë rast OpenBalkani del menjëherë jashtë funksionit”, shprehet Bytyçi.

Për fund, Bytyçi deklaron se e vetmja alternativë në këtë rast është që Beogradi ta pranojë shtetin e Kosovës pa kushte.

“Gjithsesi Kosova ka në dorë që në kushtet e përparimit të ofensivës ukrainase kundër trupave pushtuese ruse në këtë vend, të imponohet një zgjidhje. Sepse Serbia nuk e ka më alternativë Rusinë. Jo se trembet nga BE-ja e SHBA-ja, por se një Rusi e mundur në luftën e Ukrainës do të jetë barrë dhe jo ndihmë për kombin, popullin dhe shtetin e Serbisë. Këtë e kuptojnë edhe serbët sot. E vetmja alternativë në këtë rast është që Beogradi ta pranojë shtetin e Kosovës pa kushte. Po ashtu ta pranojë edhe shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Ndërkaq, Kosova nuk ka asnjë arsye të tërhiqet nga procesi i dialogut”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat