Paralajmërohen ndryshime në skenën politike/ Kelmendi: Ja ku do të shkojnë deputetët e larguar!

Politika

Paralajmërohen ndryshime në skenën politike/ Kelmendi: Ja ku do të shkojnë deputetët e larguar!

Nga: A.M Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:51
Kuvendi i Kosovës

Pas largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga Lista ‘Guxo’, ka filluar të spekulohet se do të ketë edhe largime të tjera nga koalicioni qeverisës LVV-Lista ‘Guxo’.

Largimet dhe ndrrimet e partive politike nuk janë diçka e re në Kosovë, pasi që qytetarët e saj janë mësuar me këto lëvizje dhe transferime.

Profesori Muhamet Kelmendi komentoi situatën politike brenda partive politike, largimet dhe aderimet e mundshme të deputetëve.

Fillimisht, ai kritikoi qasjen e mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë kohë sa ishte në opozitë, ku edhe bëri një krahasim me sjelljet që ka tani në opozitë.

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

“Gjatë kohës që LVV ishte në opozitë nuk kishte kufizime në aktivitetin kundër çdo qeverie në vend.

VV u sillte në mënyrë populliste. Paraqite kërkesa të mëdha nacionale, ekonomike dhe sociale, bënte edhe veprime jo parlamentare, vepronte me mjete të ndryshme dhe garantonte një qeverisje popullore.

Me marrjen e pushtetit ndryshuan në qëndrime dhe në aktivitete. U bënë ministra dhe zëvendësministra element të pa përgatitur dhe të dobët. U lane premtimet e bëra dhe u kapen pas disa interesave tjera.

Deputetët që dolen nga votat u vënë nën presion dhe nuk i lejojnë të diskutojnë në parlament. Presioni ishte dhe është shumë i lartë.

U vendos në qeveri një autokratizëm me elemente të dyshimta, sa i përket të kaluarës së tyre dhe të familjeve, si dhe gradualisht u vendos një diktaturë mbi deputetët e VV-së dhe Listës "Guxo"”, deklaroi profesori.

Sipas Kelmendit, një gjë e tillë u vërejt edhe në disa çështje të caktuara, siç është ajo e veteranëve, investimeve, grevave…

Ai tregoi edhe në hapat që po gabon qeveria Kurti, derisa paralajmëroi largim edhe të mëtutjeshëm të deputeëve nga koalicioni qeverisës.

“Gjendja e tillë u pa në çështjen e veteranëve, në investime 0 ne vend, në situatën e grevave dhe më gjerë.

Qeveria po gabon me gjendjen ne vend. As Ligji mbi pagat në sektorin publik nuk u bë. Pensionet mbetën në gjendje të njëjtë. Në sektorin privat vazhdon gjendja e njëjtë skllavëruese. U dhanë dy a tri herë ndima financiare, si lypësave që u jepen ndihma për ekzistencë biologjike. Kjo krijoi pakënaqësi jo vetëm te opozita, por edhe te vetë pozita, te e cila gradulisht shumë deputetë po ikin”, theksoi ai.

Në fund, profesori tregoi se ku mund të shkojnë deputetët që vendosin të largohen nga partitë e caktuara, kryesisht nga koalicioni qeverisës.

“Ku do të shkojnë?

Disa mundësi janë:

1. Tërheqja nga parlamenti, duke e dorëzuar mandatin e deputetit,

2. Mbetja në parlament si deputet i pavarur dhe

3. Bashkimi me ndonjë parti parlamentare.

Këto janë mundësitë juridiko-parlamentare. Pritet që kështu edhe të veprohet nga deputetët e pakënaqur. Kjo pritet të shihet në Kuvend”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat