“Thaçi e Vuçiq ishin dakorduar”/ Ndërhyrja urgjente e Angela Merkelit, si e shpëtoi Kosovën nga ndarja ish-kancelarja gjermane?

Politika

“Thaçi e Vuçiq ishin dakorduar”/ Ndërhyrja urgjente e Angela Merkelit, si e shpëtoi Kosovën nga ndarja ish-kancelarja gjermane?

Nga: N. Sh. Më: 16 shtator 2022 Në ora: 23:47
Hashim Thaçi, Angela Merkel dhe Aleksandër Vuçiq

Ishte 4 shtatori, kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë emëruan këshilltarë që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ndërsa, pak ditë më vonë, në Kosovë e Serbi ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga kancelari i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron.

Të gjithë këta emisarë ndërkombëtaër kanë për qëllim kryesor që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, analisti politik Gani Qarri thotë se, nuk është numri i të dërguarve, por cilësia e ndërmjetësuesit diplomatik, faktori vendimtar që çon në zgjidhjen e problemeve politike ndërmjet të dy vendeve në rajon.

Sipas tij, sa më shumë të shtohet numri i të dërguarve të posaçëm nga shtete të ndryshme, aq më tepër edhe mund të ekzagjerohet problemi, jo vetëm për shkak të mos-dakordancës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe të mospajtimeve ndërmjet të dërguarve të "posaçëm" në këndvështrimin e rastit, mënyrat dhe pikëpamjet e arritjes së zgjidhjes.

Image
Gani Qarri

“Prandaj dhe mbetet vërtetë shumë e pa kuptueshme se pse BE, pikërisht pas suksesit të treguar të emisarit Gabriel Eskobar, në "imponimin" e dakordimit të Serbisë për qarkullimin e lirë, u dashtë të nxitonin për të emëruar edhe ato të dërguar të posaçëm, kur dihet mirë se dialogu, nuk ka filluar me të dërguarin amerikan, por ka mbi 11 vite që zhvillohet nën ndërmjetësimin e BE-së, pothuajse pa asnjë sukses dhe të gjithë kanë heshtur, duke mos reaguar pothuajse asnjëherë”, thotë ai për gazetën “Bota sot”.

Qarri shton se, është nevojitur edhe ndërhyrja urgjente e ish kancelares gjermane Angela Merkel, “për të parandaluar ndarjen dhe ricopëtimin e Kosovës, të dakorduar prapa shpinës së opinionit, nga kuislingu Hashim Thaçi dhe krimineli Aleksandër Vuçiq”.

“Vet përvoja e luftës ndërmjet ish republikave të federatës jugosllave, ka treguar që nga fillimi se vetëm të dërguarit amerikan, kanë aftësi e potencial, për të krijuar marrëveshje dhe lidh paqen ndërmjet vendeve në konflikt, përndryshe nuk ka asnjë diplomat evropian, i cili ka dëshmuar sukses në ndërmjetësime të tilla apo të ngjashme, madje pas ndërmjetësimeve të tyre edhe janë ashpërsuar konfliktet ndërmjet vendeve”, shprehet ai.

Kështu që, sipas tij, megjithëse, me dy të dërguarit e posaçëm, nga vendet njohëse të pavarësisë së Kosovës si Franca dhe Gjermania, teoretikisht, po tentohet të kamuflohet, një lloj mini-balancim i ndërmjetësimit të BE-së me dy përfaqësuesit e lartë Borell e Lajçak që vinë nga dy vende mosnjohëse të shtetit të pavarur të Kosovës, vizita e Lajçakut me dy të dërguarit e posaçëm nga Gjermania dhe Franca, në Kosovë e Serbi, ani pse po thuhet zyrtarisht se është pjesë e përpjekjeve për të rritur dinamikën e bisedimeve, çuar përpara procesin e dialogut dhe arritur marrëveshjen finale, duke shtuar se nuk beson se aksioni i tyre, pa ndërmjetësuesin e SHBA-ve z. Gabriel Eskobar, do të ketë sukses.

“Madje BE, për të dëshmuar se ndërmjetësimin vërtetë e ka me seriozitet, përderisa edhe përfaqësuesi i lartë i saj z.Lajçak, pas qëndrimit të vendosur të SHBA-ve, u deklarua të paktën formalisht, se marrëveshja duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pikësëpari do duhej bindur pesë vendet mosnjohëse, për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pastaj të emëronte të dërguar të posaçëm, të cilët do të kishin parametrat e përmbushur, që edhe Serbia ta njihte Kosovën dhe marrëveshja të kurorëzohej me sukses”, thotë Qarri.

Përndryshe, sipas tij, emërimi i emisarëve të rinj, nga shtetet e BE-së, pa ndihmuar Kosovën, fillimisht sa i takon njohjeve të vet 5 vendeve të BE-së, ka krijuar ndjenjën e keqe, se shumica e emisarëve evropian, janë vënë në krah të Serbisë dhe po nxitojnë në grup, për ta bindur me çdo mjet, kryeministrin Kurti që ta formojë edhe një "republika srpska" në Kosovë, para se buldozerët diplomatik të SHBA-ve, si z. Gabriel Eskobar të ndërmjetësojnë një marrëveshje të detyrueshme gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

“Kështu që, për të arritur sukses në ndërmjetësim, si për ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ashtu edhe për të dërguarit nga kancelari i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Jens Plettner e Emmanuel Beaune, qëllim i dialogut duhet të jetë marrëveshja ligjërisht e obligueshme me njohja reciproke ndërmjet Kosovës e Serbisë, si dhe perspektiva evropiane për të dy vendet, e jo krijimi i bosnjëve të reja në Ballkan, nëse duan njëmend, që të shkohet drejt përfundimit të dialogut dhe krijimit të paqes, nga e cila do të përfitojnë, jo vetëm qytetarët e të dyja vendeve, por do të sigurohet edhe paqja afatgjate në rajon”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat