“Frika e Vuçiqit”/ Ky është skenari që e pret Serbinë!

Politika

“Frika e Vuçiqit”/ Ky është skenari që e pret Serbinë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 17 shtator 2022 Në ora: 12:13
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Lufta në Ukrainë, tani në muajin e saj të shtatë, shënon një moment kritik që do të përcaktojë rrjedhën e demokracisë në botë.

Padyshim që kjo luftë ka ndikuar në pothuajse secilin vend të botës, e në veçanti në Kosovë.

Kështu një nga deklaratat e fundit nga presidenti i Serbisë që mori vëmendjen e opinionit publik është ajo pas takimi të procesit të Bërdo-Brijonit.

Vuçiq ka thënë para gazetarëve se perëndimi po ngutet për marrëveshje Kosovë-Serbi pasi duan që t’ia pamundësojnë Putinit përdorimin e Kosovës si argument për luftën e nisur në Ukrainë.

Ai ka thënë se Perëndimi është duke u ngutur dhe për këtë do të ketë vajtje-ardhje të ekspertëve të ndryshëm.

“Do të ketë shumë ardhje dhe largime të ekspertëve të ndryshëm për dy gjëra: askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan, kjo është një gjë, dhe tjetra që njerëzit e nënvlerësojnë, dhe kjo është e vërteta, ata duan të marrin argumentin e Kosovës. nga duart e (Vladimir) Putinit, të cilin ai e përdori në bisedimet me fuqitë perëndimore dhe do të thoshte: ‘Nëse ju mund të krijoni një precedent me Kosovën, mundem edhe unë. Ata duan t’ia marrin atij… Ky është thelbi pse nxitojnë”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë që Serbia në vazhdimësi lëshon deklarata të cilat arrijnë të marrin vëmendjen duke theksuar që provokimet gjithashtu i bënë shumë shpesh.

Mehazi: Mendoj se në takimin e ardhshëm të dialogut në Bruksel presioni i të deleguarve evropian do të jetë në drejtim të Serbisë e jo në drejtim të Kosovës

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, fol profesori Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Ai u shpreh se lufta ruse në Ukrainë ka nxitur më shumë BE-në të aktivizohet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi pasi këto bisedime tashmë e një kohë janë të pezulluara nga të dyja palët.

Ndër të tjera, profesori shton që ky paralajmërim i Vuçiqit tregon se e ka kapluar frika që shumë shpejt mund të ndodhë njohja reciproke.

“Marrëveshja e reciprocitetit të dokumenteve personale në mes Kosovës dhe Serbisë , e arritur pas shumë bisedimesh në Bruksel, dhe lufta ruse në Ukrainë ka nxitur dhe më shumë BE-në të aktivizohet me rastin e dialogut të stërzgjatur, të bajatizuar e të pezulluar, Serbi-Kosovë, që njëherë e përgjithmonë ky dialog të merr fund me një marrëveshje përfundimtare për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anasjelltas. Ky seriozitet i perëndimorëve vërehet gjatë ditëve se përveç të deleguarve për Kosovën, Lajçak dhe Borrel, me rastin e dialogut të ardhshëm në Bruksel do të marrin pjesë edhe përfaqësues këshilltarë të Gjermanisë dhe Francës, këtë e paralajmëroi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, gjatë një konference mediatike pas procesit të Bërdo-Brijonit në Kroaci, “se perëndimi është duke u ngutur dhe se gjatë takimit të ardhshëm të dialogut me Kurtin do të ketë vajtje-ardhje të ekspertëve të ndryshëm evropianë”. Ky paralajmërim i Vuçiqit, se, përveç të deleguarit evropian Lajçakut gjatë dialogut me Kurtin do të marrin pjesë plus të deleguar këshilltarë nga Gjermania e Franca si duket ka frikësuar presidentin e Serbisë ndonëse për shkak presioneve nga ana e të deleguarve perëndimor për njohjen e Kosovës nga Serbia”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që në takimin e radhës mund të ketë përparim për dialogun.

“Presioni i përfaqësuesve evropianë do jetë më shumë ndaj Vuçiqit për shkak ndikimeve ruse në Ballkan, se të deleguarit francez dhe gjerman më shumë do ta këshillojnë presidentin e Serbisë, Vuçiqin, sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin”, shtoi ai.

“Mendoj se në takimin e ardhshëm të dialogut në Bruksel presioni i të deleguarve evropian do jetë në drejtim të Serbisë e jo në drejtim të Kosovës, se dy këshilltarët gjerman e francez do jenë në anën e Kosovës, shtete që ndër të parat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të ishte e logjikshme të përkrahnin Vuçiqin që Kosovën e ka në prehrin e kushtetutës së Serbisë. Mendoj se presioni i përfaqësuesve evropianë do të jetë më shumë ndaj Vuçiqit për shkak të ndikimeve ruse në Ballkan, se të deleguarit francez dhe gjerman më shumë do ta këshillojnë presidentin e Serbisë, Vuçiqin, sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili edhe nëse do të ketë presione nga BE-ja e Gjermania dhe Franca, ai, nuk do lëshonte pe. Themi kështu për shkak se veprimet titanike politike të Albin Kurtit nuk ia lejojnë luksin e dorëzimit, kryeministrit të Kosovës. Albin Kurti është personalitet i sfidave të mëdha, është i palëkundur e i pamposhtur para principeve të tij politike, Kurtin sfidat politike e bëjnë më të fortë dhe fitimtarë para Vuçiqit”, shpjegoi Mehazi për “Bota sot”.

Ahmeti: Çështja e Kosovës ka kaluar në filtra ndërkombëtar të legjitimitetit të pavarësisë së saj

Image
Hidajet Ahmeti

Ndërsa, analisti politik, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se në rastin e Kosovës nuk mund të ndërhyjë Rusia pasi ka kaluar në filtra ndërkombëtar deri tek legjitimiteti i pavarësisë së saj.

“Rasti i Kosovës është një rast unik dhe nuk mund të merret si precedent nga Rusia në rastin konkret. Çështja e Kosovës ka kaluar në filtra ndërkombëtar të legjitimitetit të pavarësisë së saj, rasti konkret është mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës”, thekson ai.

Në fund, analisti shton që përfaqësuesit serb janë shumë të vetëdijshëm se shteti i Kosovës është fakt juridik ndërkombëtar, por mundohen që maksimalisht ta shfrytëzojnë situatën përmes dialogut për të përfituar mundësi më të mira për serbët.

“Rusia mund të përdor këtë pretekst, por rasti i shtetit të Kosovës është i një natyre tjetër. Përfaqësuesit serb janë shumë të vetëdijshëm se shteti i Kosovës është fakt juridik ndërkombëtar, por mundohet që maksimalisht ta shfrytëzoj situatën përmes dialogut për të përfituar mundësi me të mira për serbët që jetojnë në Kosovë, por edhe duke kërkuar fuqi juridike përtej Pakos së Ahtisarit”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat